Komuna e Shtipit do të kujdeset që mos të ketë fare probleme me shpronësimin gjatë gazifikimit

Komuna e Shtipit ka plan se si ta zgjidh problemin e shpronësimit për nevojat e ndërtimit të gazsjellësit, informojnë për “Meta”, transmeton Portalb.mk.

Nga komuna shtojnë se posa të përcaktohet saktësisht traseja e gazsjellësit me projektin bazë, do të përcaktohet nëse ka nevojë për shpronësim apo jo.

“Komuna, gjatë projektimit të trasesë së naftësjellësit, do të kujdeset që traseja të kalojë nëpër tokë shtetërore, ashtu që të mos kemi kosto të larta për shpronësim. Nëse ndonjë pjesë bie që të kalojë nëpër ndonjë pjesë të tokës private, atëherë do të ketë nevojë për shpronësim,” thonë nga komuna.

Nga komuna janë të kujdesshëm sepse problemi i shpronësimit ka ndodhur edhe gjatë ndërtimit të gazsjellësit nëpër Shkup. Gjegjësisht, pavarësisht bindjeve të eko-aktivistëve se gazsjellësi në vend se nëpër Vodno mund të kalojë nëpër ndonjë trase tjetër, Qeveria ka qëndruar fuqimisht në qëndrimin se gazsjellësi do të ndërtohet aty, sepse në qoftë se ndërtohet në ndonjë trase tjetër, janë të mundshme probleme ligjore me shpronësimin e tokës.

“Përcaktimi i një traseje krejtësisht të re për gazsjellësin nuk është i mundur pasi kjo do të sjellë probleme shumëfish më të mëdha dhe dëme si për shtetin ashtu edhe për qytetarët: humbje të kohës për realizimin e gazsjellësit, probleme ligjore me shpronësimin e tokës, humbja e kredisë duke paguar kamata të mëdha plotësuese, vonesë serioze në realizimin e projektit ekologjik- gazsjellësi, duke inkurajuar kështu ngrohje të mëtejshme me dru për djegie në vend se me gaz, gjë që e rrezikon mjedisin jetësor – thonë nga qeveria për opsionin që gazsjellësi të ndërtohet në trase tjetër në vend se në Vodno.

Gazifikimi i Shtipit është një nga projektet më të rëndësishme që u paralajmërua gjatë fushatës zgjedhore të pushtetit lokal aktual. Shtipi është gjithashtu qyteti i parë, i cili pas Strumicës dhe Kumanovës ka hyrë në fazën e projektit të gazifikimit. Tubacioni kryesor i gazit kalon rreth Shtipit, ndërsa qyteti nuk kishte projekt për gazifikim si dhe plan për atë se si do të gazifikohet me rrjetin sekondar.

Është zgjedhur kompani projektuese i cila po punon në planin e gazifikimit dhe deri në fund të vitit dokumentacioni teknik do të jetë i gatshëm. Vitin e ardhshëm, do të përzgjedhet modeli më i favorshëm, gjegjësisht nëse gazsjellësi do të ndërtohet me partneritet publiko-privat ose do të jetë model me të cilin qyteti do të marrë obligimin mbi vete. Kjo do të thotë që, Ndërmarrja Publike e cila tashmë është krijuar për këtë qëllim të vihet në funksion dhe komuna të investojë mjete.

“Për momentin po bëhet regjistrimi gjeodezik i trasesë, ku gazi do të kalojë nëpër qytet, për nevojat projektit ideor dhe ai duhet të jetë gati deri në fund të muajit të ardhshëm, pas çka do të pasojë përgatitja e projektit kryesor së bashku me projektet e infrastrukturës. Presim që dokumentacioni i plotë i projektit të na dorëzohet deri në fund të shkurtit 2019. Menjëherë pas kësaj vijon shpallja e një tenderi për zgjedhjen e kontraktuesit më të favorshëm “, thonë nga Komuna e Shtipit për” Meta “.

Gazifikimi do të ndahet në disa faza, kështu që nga zona industriale do të depërtohet në zonën qendrore të qytetit e më pas edhe në zonat e banuara në qytet.

Projekti i Ambasadës britanike

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button