Zgjedhjet presidenciale në Brazil, Bolsonaro dhe Haddad në raundin e dytë

Kandidati i ekstremit të djathtë Jair Bolsonaro është fitues i raundit të parë të zgjedhjeve të djeshme presidenciale në Brazil, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në Brazil dje u mbajtën zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në të cilat janë zgjedhur anëtarët e rinj të Senatit dhe Dhomës së përfaqësuesve si dhe guvernatorët e provincave.

BBC raporton se politikani i krahut të djathtë radikal Bolsonero, sipas rezultateve paraprake, fitoi 46 për qind të votave.

Rivali i tij më i madh, majtisti Fernando Haddad, mori mbështetjen e 29 për qind të votuesve.

Bolsonaro fitoi 49 milionë vota ndërsa Haddad 31 milionë vota.

Duke patur parasysh se asnjë kandidat nuk ka fituar gjysmën e votave, raundi i dytë i zgjedhjeve do të mbahet më 28 tetor.

Komisioni Zgjedhor i Brazilit tha se gjatë zgjedhjeve nuk ka patur incidente të mëdha dhe se procesi zgjedhor ka rrjedhur në një atmosferë të qetë.

Analistët dhe sondazhet në prag të zgjedhjeve favorizonin kandidatin Bolsanaro i cili është një ish-komandant i ushtrisë braziliane dhe i cili gjatë fushatës zgjedhore shpalli një luftë të ashpër kundër korrupsionit dhe krimit në Brazil.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button