Ish kryeministri grek, Samaras: Ua kanë dhënë të gjitha, do t’i thërrasin vetëm maqedonas

“Nuk do të lejojmë që ta shesin Maqedoninë tonë. Unë gjithmonë e kam përkrahur atë që nuk mundemi Shkupit t’ia japim emrin Maqedoni, pasi që thjeshtë, nga ai moment, zyrtarisht do t’i quajnë, jo maqedonas verior, maqedonas të epërm, por vetëm maqedonas”, tha ish kryeministri grek, Andonis Samaras, në fjalimin e tij përpara anëtarëve të Odës në Kavala, në hapjen solemne të panairit tregtar dhe të biznesit, njofton Portalb.mk.

Ai ka theksuar se qeveritë e ardhshme do ta hedhin poshtë Marrëveshjen e Prespës.

“Marrëveshja e Prespës, shkupjanëve edhe zyrtarisht nga pala grek u jepet emri i Maqedonisë dhe pranim të nacionalitetit – maqedonas dhe pranim të gjuhës dhe identitetit maqedonas. Gjegjësisht, u dhanë gjithçka. Edhe përskaj papajtueshmërive të vërteta që kanë ekzistuar në të kaluarën në lidhje me çështjen nga qeveritë e ndryshme, asnjë politikan asnjëherë nuk ua pranoi nacionalitetin, gjuhën dhe identitetin. Askush”, tha Samars.

Ish kryeministri grek, ndërkaq tani deputet i Demokracisë së Re, ka theksuar se partia opozitare, ashtu siç ka thënë lideri i tyre, Kirjakos Micotakis, nuk do të votojë për ratifikimin, as si qeveri, por as si opozitë, ndërkaq shtoi se qeveritë e radhës të Greqisë do të duhet të lirohen nga obligimet nga Marrëveshja e Prespës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button