Ambasadori i Rusisë: Për Maqedoninë vendos populli, e jo Moska

Ambasadori rus në Tiranë, Aleksandër Karpushin tha se çështja e anëtarësimit të Maqedonisë në NATO është një “vendim i popullit”, transmeton TCH.

Sipas diplomatit rus, nëse merret një vendim tjetër në Kuvend, kjo mund të çojë në ndarjen më të thellë të popullit maqedonas.

“Sa i përket ndërhyrjeve të mundshme të Rusisë në çështjet e një rëndësie kaq të madhe, kjo janë thjesht thashetheme të pabaza, sepse Rusia nuk ka asnjë arsye për ta bërë këtë. Ne jemi të bindur se çështjet do të zgjidhen në bazë të vullnetit të lirë të popullit. Rusia nuk është kundër anëtarësimit të ndonjë vendi në BE, qoftë Maqedonia, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina. Nëse është vullneti i popullit të vendit, pse jo, ata janë të lirë të marrin vendimet e tyre”, tha Karpushin.

Bugajski: Moska e shikon Shkupin si strehimore të Rusisë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button