Udhëheqësit pajtohen për samit midis SHBA-ve dhe Koresë Veriore

Sekretari i Shteteve të Bashkuara, Mike Pompeo, dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, kanë rënë dakord të organizojnë një samit të dytë “sa më shpejtë që është e mundur”.

Kryediplomati amerikan ka zhvilluar një takim me udhëheqësin koreano-verior që ka zgjatur më shumë se tre orë në Phenian, ka bërë të ditur Presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in.

Në këtë takim, Pompeo dhe Jong Un kanë diskutuar për hapat e mëtutjeshëm që duhet të merren për ta denuklearizuar Korenë e Veriut si dhe për mënyrën se si Washingtoni do t’i kryej inspektimet në këtë vend, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.

Ata gjithashtu kanë rënë dakord që të formojnë një grup punues sa më shpejt që është e mundur për të organizuar një samit të dytë midis Donald Trump dhe Kim Jong Un.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button