Ligji anti-mafia, Basha: Nuk do gëzojë asnjë pasuri nga korrupsioni

Kryetari i PD Lulzim Basha në një postim në Facebook, ka bërë publike një video, përmes së cilës sjell në vëmendje pikat kryesore të platformës së opozitës për të luftuar korrupsionin dhe për t’i kthyer qytetarëve çdo pasuri që i është marrë nëpërmjet korrupsionit, transmeton Gazeta Shqip.

Lideri i opozitës theksoi mesazhin kryesor të paketës kundër korrupsionit dhe oligarkisë se ligji i ri antimafia do të bëjë të mundur që askush nuk do ta gëzojë pasurinë e vënë me korrupsion.

Në videon e shpërndarë nga kreu i opozitës renditen të parat masat “antimafia”, nëpërmjet të cilave vetifikohet, sekuestrohet, konfiskohet:

Pasuria e kompanive private dhe pronatëve të tyre
Pashria e zyrtarëve publikë që verifikihet se kanë abuzuar me detyrën.
Pasuria e personave të afërt me pronarin e kompanisë apo zyrtarin.

Qëllimi i paketës antimafia është:

Goditja e Korrupsionit dhe abuzimit me pushtetin
Mbrojtja e pasurise publike
Garantimi i konkurencës së lirë

Në videomesazhin e kreut të opozitës sqarohet edhe një pikë tjetër e rëndësishme e paketës: cfarë verifikon antimafia .

Kontratat PPP
Kontratat e koncesionit
Kontratat e Prokurimit Publik
Kontratat e tjetërsimit të pasurive publike
Aktet për lejet, licensat, autorizimet për shfrytëzimin e pasurive publike.

Efektet e ligjit antimafia kanë efekte të menjëhershme dhe konkrete:

Ligji vepron para dhe pas hyrjes së tij në fuqi
Kontratat abuzive dhe korruptive anullohen.
Pasuria e përfituar në kundërshtim me ligjin u kthehet qytetarëve
Klima e biznesit përmirësohet
Pasuria e konfiskuar përdoret për shërbime dhe investime publike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button