Kina konfirmon se ka arrestuar shefin e INTERPOL-it

Kina ka konfirmuar se ka arrestuar kreun e Interpol-it, Meng Hongwei, raporton BBC.

Pekini tha se ai ishte nën hetim nga organi anti-korrupsion i vendit për shkelje të ligjit, transmeton Zeri.

Meng, i cili gjithashtu është edhe zëvendësministër i sigurisë publike në Kinë, u raportua i zhdukur pas udhëtimit në Kinë, nga qyteti i Lyonit të Francës, ku e ka selinë Interpoli.

Familja e tij nuk kishte dëgjuar prej tij që kur u largua nga selia e Interpol’it më 25 shtator.Më parë, gruaja e tij, Grace Meng, u tha gazetarëve se mendonte se ai ishte në rrezik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button