Hoxhaj: Votimi i rezolutës formalizon rolin aktiv të Kuvendit në dialog

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka reaguar përmes Facebookut në lidhje me kundërshtimin që partitë opozitare shfaqën dje dhe sot për rezolutën e publikuar dje nga koalicioni qeverisës.

Hoxhaj tha se kjo rezolutë është pikërisht rezultat i kërkesave të vazhdueshme të të gjitha partive politike parlamentare dhe shoqërisë civile për një rol aktiv të Kuvendit të Kosovës në dialogun Kosovë-Serbi, transmeton Koha.net.

Ai thotë se, “ky rol do të formalizohej edhe zyrtarisht duke e votuar të gjitha partitë rezolutën meqë përmban të gjitha elementet: reflekton qëllimet tona në dialogun me Serbinë, përcakton epilogun e këtij procesi, përfshinë vijat e kuqe dhe heq çfarëdo dyshimi për atë çka duam të arrijmë në këtë dialog, si dhe i përcakton temat e panegociueshme”.

Hoxhaj tha se kundërshtimi nga ana e opozitës tregon se nuk kanë vullnet politik për t’i dhënë rolin Kuvendit të Kosovës atë që vetë e kanë kërkuar.

“Prandaj sjellja e kundërt konfirmon se nuk ka vullnet politik jo vetëm për ta përmbyllur dialogun por as për t’i dhënë rol Kuvendit sikurse është përsëritur në vazhdimësi”, theksoi Hoxhaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button