Lufta për vendin e parë, formacionet zyrtare ​Liverpool-Man City (FOTO)

Ndeshja e fundit e xhiros së tetë të këtij sezoni të Premierligës do të jetë edhe më e rëndësishmja deri më tani. Dy skuadra në pozitat e para, Liverpooli dhe Manchester City, do të ndeshen mes vete sot në orën 17:30 në Anfield.

Skuadra e Jurgen Klopp, që në Premierligë ka gjashtë fitore, një barazim dhe asnjë humbje, nuk ka fituar në tri ndeshjet e fundit. Megjithatë, vetëm barazimi kundër Chelseat në Stamford Bridge ishte i vlefshëm për Premierligë, ndërsa në Ligën e Kampionëve pësuan disfatë ndaj Napolit, dhe në Carabao Cup ndaj Chelseat.

Edhe pse kanë pikë të barabarta në këtë sezon të Premierligës, skuadra e Pep Guardiolës ndodhet në pozitën e parë për shkak se ka shënuar gjashtë gola më shumë. Megjithatë deri më tani Manchester City është ndeshur me kundërshtarë më të dobët, përfshirë këtu të gjitha katër ekipet në fund të tabelës.

Që nga disfata që e pësuan në Ligën e Kampionëve kundër Lyonit, Manchester City ka arritur t’i sigurojë katër fitore radhazi, gjatë së cilave i kanë shënuar 12 gola, ndërsa e kanë pranuar vetëm një. Manchester City arriti t’i shënojë 106 gola sezonin e kaluar, me 2.79 gola mesatarisht për ndeshje. Këtë sezon, kjo statistikë është përmirësuar edhe më shumë dhe skuadra e Guardiolës i ka shënuar mesatarisht nga tri gola për ndeshje.

Manchester City i ka fituar 44 nga 54 ndeshjet e fundit të Premierligës, por e kanë fituar vetëm një nga shtatë ndeshjet e fundit kundër Liverpoolit, pesë prej të cilave kanë pësuar humbje.

Formacionet zyrtare të të dy skuadrave:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button