fbpx

Pas Gjermanisë edhe Zvicra në kërkim të krahut të punës

Pas Gjermanisë, edhe nga Zvicra mbërrijnë sinjale për shtim të nevojave të krahut të punës. Ekspertët atje presin që Prodhimi i Brendshëm Bruto të rritet këtë vit me rreth 3%. Mediat kosovare vërejnë se në 3-mujorin e tretë, më shumë vende pune u publikuan në shtypin e shkruar dhe atë “online” sesa një vit më parë. Më të kërkuar janë specialistët e IT dhe punëtorët në sektorin e industrisë dhe atë të transportit, shkruan Top Channel.

Përgjatë gjithë kësaj periudhe e sidomos pas krizës së euros që tronditi zonën e monedhës së përbashkët, fokusi ka qenë tek Gjermania, e konsideruar si motori i Europës dhe një ekonomi e fuqishme e cila i shpëtoi paq problemeve që trazuan mjaft shtete të tjera europiane, njofton TCH.

Por, ndërkohë edhe Zvicra po lulëzon deri në atë pikë sa ekonomistët t’i rrisin ndjeshëm parashikimet e tyre për pjesën e mbetur të vitit 2018. Më konkrete përsa i takon punësimit vazhdon të jetë sidoqoftë Gjermania. Përpara pak ditësh, ekzekutivi gjerman i dha dritën jeshile ligjit të ri të emigracionit për fuqinë punëtore.

Legjislacioni frymëzohet nga modeli i ligjeve të Kanadasë dhe do ta bëjë të vështirë për më të varfërit dhe të paarsimuarit që të emigrojnë në Gjermani. Ashtu si në rastin e Kanadasë, emigrantët e ardhshëm do të renditen në bazë të nivelit të arsimit, të moshës, të aftësive të gjuhës, ofertave për punë dhe sigurisë financiare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button