Shqiptarët me çanta plot me drogë, arrestohen në kufi të Greqisë

Policia greke ka arritur të sekuestrojë 76 kilogramë lëndë narkotike, e cila ishte vendosur në çanta të katër shqiptarëve. Këta të fundit dyshohet se donin që të bënin trafik droge përmes maleve, pranë Igumenicës, shkruan “Greek Observer”.

Të arrestuar kanë përfunduar 4 shtetas shqiptarë, të moshave 40, 30, 22 dhe 20 vjeç. Të dyshuarit do të përballen me akuza për trafik kanabisi dhe qëndrim pa leje në Greqi. Një prokuror i rastit po merret me ta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button