Gruevski i porosit bashkëpartiakët: Mos pranoni asnjë propozim të dëmshëm në këmbim për ndërprerjen e ndjekjes politike kundër meje

Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski mbrëmë në profilin e tij të Facebook-ut publikoi, siç thotë, shpallje për partinë e tij. Mes tjerash, ai shkroi se kur partia e tij është në gjunjë, në gjunë është edhe Maqedonia, por kur është e fortë VMRO-ja, është e fortë edhe Maqedonia, transmeton Portalb.mk.

“Edhe pse besoj se edhe pa këtë paralajmërim timin VMRO-DPMNE-ja nuk do ta bëjë të kundërtën, megjithatë, dua të dërgoj një shpallje në partinë time, ndërsa në lidhje me ndjekjen politike kundër meje të publikuar këto ditë nga Gjykata e Apelit në Shkup, në lidhje me furnizimin e veturës para gjashtë viteve. Nëse nga ju, kush do qoftë dhe në çfarë do lloj forme kërkon të bëjë edhe hapin më të vogël që do të ishte në dëm të shtetit dhe interesave shtetërore, duke e vendosur këtë në korrelacion me ndërprerjen e rendit politik kundër meje, si udhëheqës shumëvjeçar i Organizatës së Brendshme Revolucionare të Maqedonas dhe si ish-kryetar i partisë së VMRO-së, dhe deputet aktual, Ju lus të mendoni, pas asnjë hezitim, ta hidhni propozimin e tillë të pahijshëm”, shkroi Gruevski në Facebook duke iu drejtuar partisë së tij.

Ai shtoi se kur në vitin 2003 vendosi ta ndërmarrë udhëheqësinë e VMRO-DPMNE-së ka qenë i vetëdijshëm si në sfida, ashtu edhe në reziqe të jetë në krye të partisë dhe organizatës, që është bartës kryesor i maqedonizmit, sovranitetit të shtetit, mbrojtës i interesave të popullit maqedonas dhe i gjithë qytetarëve që jetojnë në të.

“Mbi ne rëndojnë sfida të vështira. Duhet të ballafaqohemi me to dhe gjithmonë në vend të duhur të na bëhet mënyra e përgjithshme e interesit të përbashkët për shtetin tonë, popullin dhe kombin tonë. Rreziqet dhe sfidat individuale, nuk guxojnë të vënë në pyetje të mëparshmen. VMRO-DPMNE patjetër duhet të bart vendime që janë më të mira dhe të drejta për Republikën e Maqedonisë, kombin maqedonas dhe për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedoni”, thotë Gruevski.

Ish-lideri i VMRO-së shkruan se pothuajse 15 vite ka dhënë gjithçka nga forca e tij, deri në atomin e fundit që t’i ndihmojë Maqedonisë të shkojë përpara dhe populli të ketë jetë më të mirë. Dhe misionin e tij, siç thotë ai, e ka kryer me nder, përgjegjësi dhe dinjitet.

Ai e porosit pushtetin aktual: “Në pushtet vihet dhe shkohet. Në burg  hyrët dhe dilet. Paratë fitohen dhe harxhohen. Përkrahja politike fitohet dhe humbet. Mandati fillon dhe baron. Por, kur humbet dinjiteti, humbet përgjithmonë. Atë e humbin ata që me urrejtje më ndjekin dhe nuk mund të qetësohen se nuk mund të më shkelin, edhe pse provuan gjithçka, do t’ju vijë fundi edhe atyre”, shkroi mes tjerash ish-kryeministri, Nikolla Gruevki.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button