VMRO-DPMNE: Punësimi i Stojançe Angellov në Kontrollin e fluturimeve nuk është vlerë evropiane

Punësimi i Abedin Zimberit dhe i Stojançe Angellov në Shoqërisë aksionare që është në pronësi shtetërore për kryerjen e veprimtarisë, dhënie të shërbimeve të navigacionit ajror, në harxhim të qytetarëve nuk është vlerë evropiane, por pagesë e borxheve politike nga buxheti, kështu reagojnë nga partia opozitare VMRO-DPMNE, në kumtesën e sotme dërguar medieve, transmeton Portalb.mk.

“Emërimi i Valon Belës për drejtor ekonomik në Klinikën e Gjinekologjisë nuk është, e as që mund të jetë vlerë evropiane. Kuadri i Zaevit mund të jetë aktor në filmat kriminele ku ai do të lë mesazhe me plumba në një zarf dhe ai nuk mund të jetë ekspert që do të kontribuojë për shëndetin”, thuhet në kumtesën e partisë opozitare, VMRO-DPMNE.

Sipas tyre, Zaev sillet sikur shteti të jetë pronë e tij private. LSDM e trajton llogarinë shtetërore, si xhirollogari për pagesën e borxheve të saja ndaj dëgjuesve partiak.

“Ndërmarrjet shtetërore janë bërë vend për strehimin e personelit më ‘meritor’ të LSDM-së dhe Agjencisë së Punësimit, Agjencisë së kuadrit të LSDM-së. Të gjithë të afërmit e Zaev kanë gjetur punë të shtetit, pa arsimim përkatës, pa kualifikime të nevojshme, dhe vetëm për shkak faktit se janë në dobi të kartelit të pushtetit. Për vetëm një vjet e gjysmë arritën ta korruptojnë çdo mund të qytetarëve të shtetit, dhe kështu akademiku Taki Fiti për vetëm disa javë si kundërshtarë të ndryshimit të kushtetutës me qëllim të ndryshimit të emrit kushtetues, e ka përkrahur marrëveshjen e Prespës dhe për këtë shkak vajza e tij, Nina Fiti do të dërgohet në Uashington si përfaqësuese e Republikës së Maqedonisë”, thuhet në kumtesën e VMRO-së

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button