fbpx

Bexheti: Reçicën e vogël do e bëjmë me shkollë fillore

Reçica e vogël do të bëhet më shkollë fillore. Këtë e deklaroi kryetari i komunës së Tetovës, Sadi Bexheti gjatë një konference për shtyp, pas takimit që e pati me krerët e Zyrës për zhvillim ekonomik të Ambasadës kineze në Republikën e Maqedonisë. Bexheti tha se zyra për zhvillim ekonomik pranë ambasadës kineze në Maqedoni  ka paraparë tre investime kapitale dhe atë njëra prej tyre do të jetë edhe shkolla fillore në fshatin Reçicë të vogël që ka qenë një projekt i domosdoshëm për këtë rajon.

“Me rëndësi është fakti se ne projektin e kemi gati dhe tani presim se çka do të vendoset nga pala tjetër, por edhe nëse nga Ambasada kineze nuk përkrahin këtë investim, ne do të përpiqemi që me forcat tona të investojmë në këtë shkollën fillore që është një projekt i domosdoshëm për fëmijët e Reçicës së Vogël”, theksoi Bexheti.

Ndryshe, Reçica e vogël tani për tani nuk ka shkollë fillore dhe nxënësit e këtij rajoni janë të detyruar të mësojnë në shkollën fillore “Naim Frashëri” ose në shkollën fillore “Përparimi” të cilat gjenden në Reçicë të madhe./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button