Supë vjeshte me lulelakër dhe patate – shije dhe shëndet i mirë

E lehtë dhe shumë e shëndetshme, supa me lulelakra dhe patate është receta më e mirë për të mbajtur trupin në formë dhe organizmin të shëndetshëm, shkruan Agroweb.

Vlerat ushqimore të saj, e bëjnë lulelakrën një nga perimet më të shëndetshme në botë.

E kombinuar në një recetë supe dhe e gatuar me disa përbërës të tjerë po aq të shëndetshëm siç janë patatet, qepa, hudhrat, vaji i ullirit kjo pjatë është e mbushur plot me vlera shëndetësore krahas shijes së lehtë dhe kremoze të saj.

Mund ta shoqëroni me sallata të freskëta të stinës, byrekë të ndryshëm shtëpie, turshi etj.

Ndiqni më poshtë recetën e AgroWeb.org për supën me lulelakër, krejt lehtë dhe shpejtë për t’u përgatitur në shtëpi.

Si Ta Përgatisni Në Shtëpi

Përbërësit 

500 gr lulelakër

3 patate mesatare

3 lugë gjelle vaj ulliri

1 lugë gjelle gjalpë fshati i freskët

1 kokërr qepë

2-3 thelpinj hudhër

1 karrotë

1 filxhan çaji me qumësht

800 ml lëng pule ose perimesh

Kripë

Piper i zi

Piper i kuq

Përgatitja  

Si fillim, AgroWeb.org ju udhëzon që të kaurdisni me vaj ulliri qepën dhe hudhrat e grira hollë.

Shtoni karrotat e prera në kubikë, kaurdisini e më pas shtoni patatet e prera në kubikë gjithashtu.

Kaurdisini me një tjetrën, shtoni kripën, piperin e zi dhe të kuq dhe shtoni lëngun e pulës.

Lërini të zjejnë për 15 minuta derisa perimet të zbuten, më pas shtoni degëzat e lulelakrës dhe lërini të zjejnë nue zjarr të ngadaltë derisa lulelakrat të zbuten plotësisht.

Supën e përftuar kalojeni në mikser në mënyrë të bëhet kremoze.

Vendoseni edhe për 2-3 minuta sërish në zjarr dhe shtoni edhe qumështin.

Përziejeni nëse ka kripë sa duhet dhe kur ta servirni spërkateni me pak gjalpë të freskët të tretur, me disa copëza mishi të thatë, pra pastërma, nëse preferoni me pak bukë të thekur apo edhe qepë të njoma të grira hollë, ashtu si edhe copëza karrotash.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button