Lëvizja Besa: Hedhim poshtë çdo mundësi për koalicionim parazgjedhor me LSDM-në

Lëvizja Besa në krye me Bilall Kasamin, ka hedhur poshtë çdo mundësi për koalicionim parazgjedhor me Lidhjen Social Demokrate të Maqedonisë (LSDM), në rast të mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare të parakohshme në vend. Nga kjo parti ftojnë të gjitha partitë shqiptare që t’i përmbahen parimeve të Tryezës së përbashkët dhe të shfrytëzojnë ndryshimet kushtetuese me qëllim të avancimit e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni, njofton Portalb.mk.

“Duke e patur parasysh faktin se në opinion publik qarkullojnë informacione se Maqedonia mund të hyjë në zgjedhje të parakohshme parlamentare, Lëvizja Besa kategorikisht hedh poshtë çdo mundësi për koalicionim parazgjedhor me LSDM-në, duke e vlerësuar se çdo koalicionim i LSDM me cilëndo parti shqiptare pa u rrumbullaksuar të drejtat kushtetuese të shqiptarëve si popull i barabartë në Maqedoni do ishte në dëm të interesit të shqiptarëve”, thuhet në kumtesë.

Nga kjo parti thonë se janë të hapur për bashkëpunim me gjitha forcat politike shqiptare, organizatat joqeveritare apo me grupe të intelektualëve që kanë prioritet faktorizimin maksimal të votës shqiptare si mundësi e vetme për një përfaqësim politik kualitativ dhe dinjitoz të shqiptarëve në Maqedoni.

Nëse mbahen zgjedhje, të gjitha partitë duhet të garojnë bashkë kundër VMRO-DPMNE-së

Nëse shumica parlamentare nuk arrin t’i sigurojë 80 deputetë për t’i votuar ndryshimet kushtetuese të parashikuara me Marrëveshjen me Greqinë, atëherë partitë politike në vend duhet të bashkohen në një kamp dhe të dalin me lista të përbashkëta në zgjedhjet eventuale me qëllim që ata vetë të arrijnë t’i mbledhin votat e nevojshme për t’i bërë ndryshimet kushtetuese, me qëllim që vendi të anëtarësohet në NATO dhe t’i fillojë bisedimet për anëtarësim në BE, shkruan Portalb.mk.

LEXO: Maqedoni, tre opsionet e BDI-së për zgjedhje parlamentare
LEXO: Maqedonia para zgjedhjeve të parakohshme, VMRO-ja vazhdon kërkesën për amnistim të “bandës” së Gruevskit
LEXO: Muhamed Zekiri: Nuk pranohet kërkesa për amnisti, të shkohet në zgjedhje të menjëhershme parlamentare

LEXO: Sela për koalicionimin me LSDM: Na e futën thikën pas shpine

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button