Sonte në TIFF ODA – Tetovë shkelin yjet e kinematografisë shqiptare, Tinka Kurti, Reshat Arbana, Margarita Xhepa

Sonte, ora 19:30, është nata e fundit e edicionit të shtatë të TIFF ODA në Tetovë. Mbyllja e edicionit do të bëhet me filmin shqiptar ‘Yjet e së ardhmes’ me regji të Edmond Tupe, i cili do të jepet në Teatrin e Tetovës, shkruan Infomagazin.

“Yjet e së ardhmes”, filmi më i ri shqiptar, nga Edmond Topi, me një kast të vërtetë yjesh, ashtu si vetë titulli i filmit. Një projekt, i cili, ka mbledhur bashkë aktorët “BIG”, figurat e shquara të aktrimit shqiptar, edhe atë Tinka Kurti, Margarita Xhepa, Luftar Paja, Gazmend Paja dhe regjisori i filmit, Edmond Topi.

Përndryshe, festivali TIFF ODA është edicioni i shtatë me radhë, i cili organizohet me sukses dhe ka zgjuar interes të madh tek audienca tetovare dhe më gjerë. Hyrja është falas.

Prej sot deri më 6 tetor, në Tetovë do të mbahet TIFF ODA (FOTO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button