Për 20-25 mijë dollarë, qytetarë të Maqedonisë janë kontrabanduar në SHBA dhe Kanada

Ministria e Punëve të Brendshme ka kapur një grup kriminel prej 9 personash, të cilët për 20-25 mijë dollarë kanë kontrabanduar shtetas të Maqedonisë në Shtetet e Bashkuar të Amerikës dhe Kanada. Kundër grupit është hapur procedurë hetimi nga Prokuroria Themelore Publike (PTHP), për veprën penale “organizim i grupit dhe nxitje për realizim të veprimtarisë për tregtime njerëz, trafikim i fëmijëve dhe kontrabandim me emigrantët”, transmeton Portalb.mk.

Siç njoftoi ministri i Punëve të Brendshem, Oliver Spasovski për kontrabandim kanë ndihmuar edhe individë shtetas të Shqipërisë,  Bullgarisë, Spanjës dhe shteteve të Amerikës Qendrore.

“Për 20-25 mijë dollarë për person, qytetarë të Maqedonisë kanë fituar pasaporta të falsifikuara me të cilët janë trafikuar fillimit deri në Meksiko, pastaj edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Kanada. Një grup prej 9 shtetas të Maqedonisë, me bashkëpunëtor nga Shqipëria, Bullgaria, Spanja dhe disa shtete të Amerikës Qendrore, për një vit ka arritur të dërgojnë 50 persona, për çfarë janë shpërblyer me 1 milion dollarë”, tha Spasovski.

Siç njoftoi Ministri Spasovski, gjatë bastisjeve në shtëpitë e kontrabanduesve janë gjetë pasaportë, viza, fletë garanci të falsifikuar, dhe para dhe armë ilegale.

Ndërkaq PTHP-ja ka njoftuar se tashmë është hapur procedurë hetimi kundër 9 personave.

“Prokurori kompetent i Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekje të Krimit të organizuar dhe korrupsionit ka sjellë urdhër për realizim të procedurës përndjekëse kundër nëntë personave, të cilët ngarkohen për veprën penale kriminale “organizim i grupit dhe nxitje për realizim të veprimtarisë për tregtime njerëz, trafikim i fëmijëve dhe kontrabandim me emigrantët”, njoftuan nga PTHP-ja.

Aksioni i MPB-së është ndihmuar nga partnerë ndërkombëtar dhe ka zgjatur 18 muaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button