PE miraton vendimin mbi medikamentet, pritet ulja e çmimit

Deputetët e Parlamentit Evropian(PE), votuan këtë javë reformat në sistemin e vlerësimit të teknologjive shëndetësore, në mënyrë që të nxisin bashkëpunimin midis vendeve anëtare të Bashkimit Evropian (BE) në vlerësimin e teknologjive shëndetësore, raporton Anadolu Agency (AA).

Deputetët presin që kjo reformë e votuar të ulë çmimet e medikamenteve dhe njëkohësisht të përshpejtojë qasjen tek ilaçet dhe teknologjitë e reja në të gjithë BE-në.

Shtetet anëtare të BE-së, aktualisht bëjnë në mënyrë të pavarur testet mbi efikasitetin e barnave të reja dhe produkteve tjera mjekësore, gjë e cila shkakton ngarkesa financiare dhe administrative, por njëkohësisht redukton avancimin e teknologjive për kujdes shëndetësor.

Në një komunikatë të Parlamenti Evropian, thuhet se reforma e sistemit të vlerësimit të teknologjive shëndetësore, dhe nxitja e bashkëpunimit ndërshtetëror në fushën e vlerësimit, do të përmirësojë qasjen tek teknologjitë e reja shëndetësore, duke mundësuar cilësi më të lartë dhe qasje më të shpejtë te pacienti.

Deputetët e Parlamentit Evropian, nga ana e tyre theksojnë se bashkëpunimi ndërshtetëror do ti shërbejë industrisë dhe pacientëve, për të shtuar se aftësia e njohjes së kontributit të medikamenteve të reja do të çojë përpara qëndrueshmërinë e sistemeve shëndetësore në Union.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button