Prokuroria Speciale e Kosovës ngre aktakuzë ndaj gjashtë personave

Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë ndaj gjashtë të pandehurve me inicialet: B.B; R.K; G.SH; A.A; L.M; dhe E.H.

Prokuroria ka njoftuar përmes një komunikate se ndaj tre të pandehurve të parë është ngritur aktakuzë për shkak të veprës penale “përgatitje e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit Kushtetues dhe Sigurisë së Republikës së Kosovës”, transmeton REL.

Për të pandehurin B.B është ngritur aktakuzë për veprën penale “lehtësim në kryerjen e terrorizmit, kurse për G.SH aktakuza ka të bëjë me veprën penale “rekrutimi për terrorizëm”.

Sipas Prokurorisë, e pandehura E.H përballet me aktakuzë për veprën penale “përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit Kushtetues dhe Sigurisë, ndërsa A.A dhe L.M, për shkak të veprës penale “moslajmërimi i veprave penale apo kryesve të tyre”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button