Zaev u takua me ambasadorin e ri rus në vend

Kryeministri i vendit Zoran Zaev,  sot e ka pranuar në takim ambasadorin e ri të Federatës Rusë në vend, ekselencën e tij Sergej Bazdnikin, bëjnë të ditur nga Qeveria, përcjell Portalb.mk.

Theksi I këtij takimi është vendosur tek përmirësimi i marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare mes të dyja vendeve.

Kryeministri Zaev, si prioritet në interesat e Republikës së Maqedonisë i veçoi potencialet në bashkëpunimin ekonomik, posaçërisht në bujqësi dhe prodhimtari të ushqimit, si dhe interesi i shtetit tonë në zhvillimin dhe përmirësimin e bashkëpunimit në sferën e energjetikës.

Në takim është shprehur kënaqësi për bashkëpunimin e deritanishëm në sferën e kulturës e cila edhe më tutje ngelet një lidhje e fuqishme mes të dy vendeve, e krijuar në bazë të traditave dhe specifikave të përbashkëta dhe lidhjeve kulturore.

Ambasadori Bazdnikin në takim ka thënë se do të bëj gjithçka që është në kapacitetin e tij që të realizohen bashkëpunimet potenciale mes të dy vendeve, thuhet në njoftimin për media nga Qeveria.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button