Restelicasit kërkojnë hapjen e pikës kufitare me Maqedoninë

Banorët në kufirin Kosovë-Shqipëri-Maqedoni kanë kërkuar nga Komuna e Dragashit liberalizim kufiri. Kësisoj 330 qytetarë të Restelicës me peticion kërkuar hapjen e pikës kufitare “Strezimir”, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe asaj të Maqedonisë. 

Në tekstin e kërkesës bashkangjitur këtyre nënshkrimeve, e cila u është adresuar kryetarit të KK-së, Lulzim Rifaj dhe atij të Komunës, Salim Jenuzi, më 17. 06. 2012, midis tjerash, nënvizohet: “Fshati Restelicë, një ndër fshatrat më të mëdha  të Kosovës, gjendet  krejt në Jug të Republikës së Kosovës, në trekëndëshin: Kosovë- Shqipëri e Maqedoni.

Lidhja e vetme e këtij fshati me botën është rruga me Dragashin dhe si i tillë edhe mundësitë zhvillimore i ka të pakta. Me Republikën e Shqipërisë, viteve të fundit, janë hapur disa pika kufitare, që mjaft i kanë kontribuar bashkëpunimit ndërmjet fshatrave të brezit kufitar të këtyre 2 shteteve. Një lidhje e tillë është më se e domosdoshme që të bëhet edhe ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë”, shkruan sot “Koha Ditore” .

Ndërkaq, sa i përket çështjes së kufijve me Kosovën, ende mbetet i parealizuar premtimi i BDI-së për asfaltimin e rrugës që lidh fshatin Llojan me Miratocin e Luginës së Preshevës në gjatësi prej 1 kilometër e cila do të mundësonte hapjen e pikës kufitare në Llojan. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button