Maqedoni, 30-40 mijë votues nuk kanë mund të votojnë në referendum

Rreth 30-40 mijë votues në ditën e referendumit në Maqedoni nuk kanë mund ta ushtrojnë të drejtën e votës për arsye të ndryshme, njoftuan në konferencën e sotme nga zyra e Avokatit të Popullit, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas këtij institucioni, problemet me listën zgjedhore dhe me realizimin e të drejtës zgjedhore po barten disa cikle zgjedhore prapa, për çka kanë përgatitur edhe një raport të veçantë.

Gjithashtu theksohet se 90 për qind e qytetarëve që në ditën e referendumit janë lajmëruar në telefonin falas të Obdusmanit, janë ankuar se nuk janë në listën zgjedhore, dhe ky problem bëhet problem sistematik.

Këshilltari shtetëror në zyrën e Avokatit të Popullit, Zoran Bilbilovski, theksoi se Komisioni Shtetëror Zgjedhor duhet qartë t’ua sqarojë qytetarëve se do të fshihen nga lista zgjedhore nëse u përfundon vlefshmëria e letërnjoftimeve.

“Përgjigja e KSHZ-së, dhe nga përbërja e kaluar dhe nga ai tani është, nuk kanë ardhur në shqyrtimin publik, andaj unë edhe njëherë do të përsëris, të paktën për zgjedhjet e ardhshme, qartë t’u tregojnë qytetarëve se do të fshihen nga lista zgjedhore, nëse u skadon vlefshmëria e letërnjoftimit, ndërsa këtë e kanë detyrim ligjor”, tha Bilbilovski.

Ai po ashtu dha shembuj nga referendumi i fundit. “Në referendumin na u lajmëruan nga Manastiri dhe Demir Hisari, na treguan se shtëpia e të moshuarve dhe spitali, që nënkupton mbi 100 persona nuk arritën të votojnë”, deklaroi Bilbilovski.

Duke marrë parasysh këtë gjendje Avokati i Popullit deri te Qeveria, i jep rekomandimet si vijojnë: Të kryhet ndryshimi dhe plotësimi i listës zgjedhore me qëllim që Ministria e Punëve të Brendshme, deri te KSHZ-ja të dorëzojë një raport pas përmbylljes së listës zgjedhore, me të dhëna për numrin e letërnjoftimeve të ripërtërira ose të reja, të personave që ndërkohë janë bërë të moshës madhore.

Rikujtojmë, se për pranimin e Marrëveshjes së Prespës mes Maqedonisë dhe Greqisë që parasheh ndryshimin e emrit në “Republika e Maqedonisë së Veriut”, më 30 shtator u mbajt referendum.

Jehona e daljes së votuesve ishte 36.91 për qind. Nga votuesit që dolën në votim, 91.46 për qind e tyre e dhanë votën e tyre “për”, ndërsa 5.65 ishin “kundër”.

Rezultati përfundimtar nga numërimi 100 për qind i votave

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button