Tre lojtarët e Man Utd që Zidane i kërkonte te Real Madrid

Ka qenë një javë e tmerrshme për Jose Mourinhon dhe Manchester United.

Dështimi me Wolves në ligë dhe eliminimi nga Kupa e Ligës nga Derby, kanë bërë që të humbet durimi te drejtuesit e Unitedit, që po mendojnë seriozisht shkarkimin e trajnerit portugez, transmeton Lajmi.net.

Alternativa e parë e Manchester United në rast të largimit të Jose Mourinhos, është trajneri francez Zinedine Zidane.

Zidane është larguar nga Real Madrid pas përfundimit të sezonit të kaluar, pas triumfit të tretë radhazi në Ligën e Kampionëve.

Nëse Zidane do të merrte drejtimin e Manchester Unitedit, ai aty do të gjente tre lojtarë që në të kaluarën ka kërkuar t’i transferonte te Real Madrid.

Bëhet fjalë për portierin David de Gea, mesfushorin Paul Pogba dhe sulmuesin Anthony Martial.

Dy nga këta të fundit, nuk është se janë edhe të preferuarit e Jose Mourinho në këto momente.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button