Pas Serbisë, BE-ja nënshkroi marrëveshje edhe me Shqipërinë për sigurinë kufitare

Bashkimi Europian (BE) pas Serbisë ka nënshkruar marrëveshje me Shqipërinë për forcimin e menaxhimit kufitar dhe për luftë me një emigrancion të mundshëm, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga Komisioni Evropian njoftohet se mes Agjencisë Evropiane për Siguri Kufitare dhe Bregdetare (Frontex) dhe Shqipërisë është nënshkruar një marrëveshje që parashikon rritjen e bashkëpunimit në fushën e sigurisë kufitare.

Marrëveshja synon koordinimin e bashkëpunimit mes vendeve anëtare të Frontex-it dhe Shqipërisë, si dhe i mundëson agjencisë të operojë në kufijtë e vendeve anëtare që kufizohen me Shqipërinë.

Gjithashtu, me marrëveshjen e cila me miratimin e qeverisë së Tiranës i hap rrugë Frontex-it të kryejë operacione në territoret e Shqipërisë, synohet të forcohet lufta kundër migracionit të parregullt, ndaj rritjes së menjëhershme të një fluksi të mundshëm emigrimi dhe kundër krimeve përtej kufijve.

Në mënyrë që marrëveshja të hyjë në fuqi, është e nevojshme që ajo të miratohet edhe nga Parlamenti Evropian.

BE-ja edhe në muajin shtator ka arritur një marrëveshje të ngjashme me Serbinë, në kuadër të së cilës u dakordua vendosja e rojeve të Frontex-it në Serbi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button