Han: Maqedonia nuk ka nevojë për zgjedhje, Qeveria t’i sigurojë votat e nevojshme

Euro-komisari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë Johanes Han, në prononcim për gazetën austriake “Kurier” , konsideron se nuk është e nevojshme mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Maqedoni. Sipas tij, e rëndësishme është që Qeveria të përpiqet të sigurojë dy të tretën e shumicës parlamentare, për implementimin e Marrëveshjes me Greqinë, njofton Portalb.mk.

“Zgjedhjet e reja vetëm do ta ngadalësojnë rrugën për fillimin e bisedimeve për në BE që janë planifikuar për në verën e vitit të ardhshëm”, thotë Han.

Han shprehet i bindur se Kuvendi do ta sigurojë shumicën parlamentare, megjithatë thotë se e gjithë kjo do të mund të arrihet nëse nëntë nga deputetët e opozitës do të votojnë “pro”.

“Të gjithë thonë se duan anëtarësim në BE dhe NATO duke përfshirë dhe opozitën, duhet ta paguani çmimin e kësaj zgjidhje. Bëhet fjalë për një çështje e cila është në interes të vendit dhe jo të partive ose politikanëve. Në kështu raste si mund të sigurohet shumica e votave? Unë besoj se mund të bëhet një kombinim në mes Ballkanit dhe racionales”, tha Han.

Lidhur me rezultatin e referendumit, Han thotë se nuk mund ta quajë të pasuksesshëm, megjithatë sipas tij partia opozitare e ka kryer me sukses misionin për bojkotimin e referendumit, kurse kjo ka ndikuar që të votojnë shumica të votojnë “kundër” ose të mos votojnë.

LEXO: Maqedoni, tre opsionet e BDI-së për zgjedhje parlamentare

LEXO: Maqedonia para zgjedhjeve të parakohshme, VMRO-ja vazhdon kërkesën për amnistim të “bandës” së Gruevskit

LEXO: Muhamed Zekiri: Nuk pranohet kërkesa për amnisti, të shkohet në zgjedhje të menjëhershme parlamentare

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button