Gruevski: Nuk do të votoj për ndryshime kushtetuese edhe përkundër vendimit të Gjykatës së Apelit

Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, i dënuar me dy vite burg në rastin gjyqësor “Tank”, pas aktvendimit të sotëm të Gjykatës së Apelit, e cila e konfirmoi vendimin e shkallës së parë, deklaroi se prej para një muaji ka pritur vendim të tillë, transmeton Portalb.mk.

“Para një muaji unë e kam komentuar vendimin për rastin ‘Tank’, prej atëherë kam thënë se do të sillet vendim me presion politik. Gjykatësit e Apelit kanë qenë nën presion politik. Ky rast ka qenë ndjekje klasike politike kundër meje sepse më kanë akuzuar se kam ndikuar që të blihet veturë në të cilën do të vozitën persona tjerë, dhe ndonjëherë unë”, tha Gruevski.

Në pyetjen e gazetarit në lidhje me situatën aktuale ku nevojiten vota të deputetëve nga opozita për votimin e ndryshimeve kushtetuese, Gruevski tha se nuk do të votojë.

“Asnjëherë nuk do të votoj për ndryshime kushtetuese”, tha Gruevski dhe shtoi se do t’i shfrytëzojë të gjitha mjetet juridike kundër vendimit të Gjykatës së Apelit.

Gruevski nuk do të shkojë menjëherë në burg, ai shpëtimin mund ta kërkojë te Gjykata Supreme

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button