Zekiri zbuloi opsionin më të dëshiruar për LSDM-në, nëse Maqedonia shkon në zgjedhje

Nënkryetari i LSDM-së, Muhamed Zekiri, sot tha se presin të shohin se a do të munden t’i sigurojnë 81 votat e nevojshme për ndryshimet kushtetuese, ndërkaq nëse nuk arrijnë, atëherë opsioni më i dëshiruar është që të gjithë partitë pro-evropiane të dalin në zgjedhje me lista të përbashkëta, njofton Portalb.mk

“Po presim që të shohim se a do të mund të sigurohen deputetët, nëse jo atëherë do të fillojnë edhe bisedimet dhe do merren vendimet përfundimtare se në çfarë forme do të dilet në zgjedhjet e parakohshme. Sigurisht, opsioni më i dëshiruar që forcat pro evropiane të dalin bashkë me një listë dhe kështu do të jetë më i sigurt sigurimi i dy të tretave të votave brenda parlamentit”, tha Zekiri.

I pyetur nëse ka pasur ndonjë ofertë nga BDI për të dalë me lista të përbashkëta në zgjedhje, ai tha se ende nuk kanë biseduar.

Nga ana tjetër, edhe pse zyrtarisht BDI-ja tha se është kundër mbajtjes së zgjedhjes, jo-zyrtarisht nëpër media dolën se ata kanë 3 opsione nëse Maqedonia shkon në zgjedhje të parakohshme parlamentare:

  1. Blloku politik shqiptar të shkojë në zgjedhje me listë të përbashkët. Në këtë situatë, sipas burimeve, ata thonë se është e mundur që të sigurohen 30 deputetë.
  2. Koalicion të përbashkët parazgjedhor me LSDM-në, dhe pas zgjedhjeve të formojnë Qeveri e cila do të ketë shumicë parlamentare të nevojshme, për të miratuar amandamentet kushtetuese dhe me atë edhe marrëveshjen për emrin.
  3. BDI të shkojë vetë në zgjedhje.

Ndryshe, pas referendumit, Maqedonia është në limbo. Koha numëron në dëm të Marrëveshjes së Prespës, pasi që afatet për implementimin e saj janë të kufizuara. Nëse nuk hyn në fuqi Marrëveshja, gjegjësisht nëse nuk bëhen ndryshimet kushtetuese, çdo gjë bie në ujë – nuk ka anëtarësim në NATO, nuk ka fillim të negociatave me BE-në. Rasti më i mirë për Maqedoninë do të ishte që të arrihet marrëveshje me opozitën, ose në zgjedhje të parakohshme parlamentare të sigurojnë 2/3 e numrit të përgjithshme të deputetëve për të kaluar ndryshimet kushtetuese.

http://portalb.mk/561166-maqedonia-para-zgjedhjeve-te-parakohshme-vmro-ja-vazhdon-kerkesen-per-amnistim-te-bandes-se-gruevskit/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button