Gruevski nuk do të shkojë menjëherë në burg, ai shpëtimin mund ta kërkojë te Gjykata Supreme

Gjykata e Apelit sot e konfirmoi dënimin me dy vjet burg për ish-kryeministrin e Maqedonisë Nikolla Gruevski, por edhe pse tani vendimi është i plotfuqishëm, kjo nuk do të thotë se Gruevski do të shkojë menjëherë në burg, shkruan “Fokus.mk”, transmeton Portalb.mk.

Ai së pari duhet ta pranojë me letër vendimin e Gjykatës, ndërsa gjykatësi për kryerjen e sanksioneve duhet t’i dorëzojë akt referues ku do të caktohet data se kur duhet të paraqitet në burg.

“Dita për paraqitje në institucion përcaktohet ashtu që personit të dënuar i mbeten më së paku tetë ditë ndërsa më shumë 13 ditë deri në ditën e pranimit të aktit referues”, thuhet në Ligjin për kryerjen e sanksioneve.

Gruevski shpëtimin e tij mund ta kërkojë edhe në Gjykatën Supreme, me paraqitjen e mjetit juridik të jashtëzakonshëm, por edhe të kërkojë shtyrje të kryerjes së dënimit, siç ka bërë Vllado Buçkovski, i cili edhe përkundër aktvendimit të plotë asnjëherë nuk ka shkuar në burg. Në ndërkohë Gjykata Supreme e ka shfuqizuar aktvendimin për Buçkovskin dhe procesi ka filluar prej fillimit.

Ndryshe, Nikolla Gruevski dhe Gjoko Popovski janë të dënuarit e rastit “Tank” të Prokurorisë Speciale Publike.

Rasti “Tank” ka të bëjë me keqpërdorimin e detyrës zyrtare dhe autorizimit nga ana e ish-kryeministrit, Nikolla Gruevski, ish-ministres së Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska dhe shefit të furnizimeve publike Gjoko Poposki, gjegjësisht për blerjen e Mercedesit luksoz me vlerë mbi gjysmë milionë euro, me çka i kanë shkaktuar dëm buxhetit shtetëror.

LEXO MË SHUMË PËR RASTIN “TANKU

Të hënën, pas përfundimit të fjalës përfundimtare, pritet të shpallet vendimi edhe për ish-ministren Gordana Jankullovska, për të cilën është veçuar procedura pas lindjes.

Gruevski shkon në burg, Gjykata e Apelit e ka konfirmuar dënimin

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button