Maqedoni, janë evidentuar 40 parregullsi në procesin e referendumit të 30–shtatorit (VIDEO)

“Për procesin e referendumit janë paraqitur 40 denoncime për parregullsi në realizimin e të drejtës së votës”, “15 informacione dhe dy padi penale në faqen elektronike të PTHP-së” si dhe “janë evidentuar shkelje të rendit dhe qetësisë publike, dhe ku qytetarët kanë njoftuar se janë incizuar në mënyrë ilegale”, ka njoftuar sot prokurori Publik, Xhelal Bajrami në konferencë për media, për parregullsitë e evidentuara në mbarëvatjen e rederendumit të 30-shtatorit, transmeton Portalb.mk.

Vetëm në Prokurorinë Themelore Publike (PTHP) Shkup janë evidentuar 29 raste për parregullsi, nga ku 27 janë qartësuar ditën e mbajtjes së referendumit.

“Në PTHP Shkup, një lëndë është hapur gjatë fushatës së referendumit, kurse të tjerat gjatë procesit të mbajtjes së referendumit. Për lëndën e hapur ka pasur tre kallëzime penale, të dorëzuara nga dy parti politike dhe një shoqatë. Bëhet fjalë për të njëjtin rast, respektivisht për shkelje të Nenit 162 dhe 160 të Kodit Zgjedhor. Janë regjistruar 29 raste, nga të cilat 27 janë qartësuar gjatë ditës së mbajtjes së referendumit. Elemente të veprës penale janë vërtetuar në ngjarjen në Aerodrom. Personi është arrestuar, dhe ndaj tij është ngritur padi penale për kryerjen e veprës penale “sulm ndaj personit në orarin e punës dhe kërcënim të sigurim në bazë të Nenit 383 të Kodit Zgjedhor“, tha Bajrami.

Në PTHP Strugë janë evidentuar dy raste, nga ku një njërin është evidentuar elemente të veprës penale si në rastin e vendvotimit Mesleshevë. Rasti i dytë ka të bëjë me fotografim jashtë vendit të votimit.

Në PTHP Gostivar është janë paraqitur dy parregullsi. Rasti i parë ka të bëj kur njëri nga votuesit e ka shqyer fletvotimin, dhe ka kërkuar fletëvotim tjetër. Rasti i dytë ka të bëj kur nga jashtë, nga një veturë janë fotografuar votuesit, nga i cili rast janë arrestuar 2 persona dhe ndaj tyre është duke u zhvilluar procedurë në Stacionin Policor në Gostivar.

“Procesi i votimit nuk është ndërprerë dhe ka vazhduar në mënyrë normale”, tha Bajrami.

Në PTHP Shtip dhe në PTHP Koçan janë paraqitur nga dy parregullsi.

Për fotografim të votuesve, është vërtetuar se ato kanë qenë jashtë vendvotimit dhe nga gazetarë të cilët nuk kanë mbajtur kartela mediale apo nuk kanë qenë të akredituar.

Ditën e votimit nuk janë evidentuar parregullsi në PTHP Kumanovë, në PTHP Kriva Pallankë, në PTHP Veles, në PTHP Kavadar, në PTHP Gjevgjeli, në PTHP Tetovë, në PTHP Kërçovë, në PTHP Dibër, në PTHP Manastir, PTHP Prilep, PTHP Resen dhe PTHP Ohër.

LEXO: Ofendimet ishin publike, Prokuroria nuk ka dëshmi për gjuhën e urrejtjes së Janko Baçevit
LEXO: Prokuroria ka hapur lëndë kundër Zoran Zaevit
LEXO: Prokurori Bajrami: Ende nuk janë dorëzuar paditë nga VMRO-DPMNE-ja (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button