Gruevski shkon në burg, Gjykata e Apelit e ka konfirmuar dënimin

Gjykata e Apelit e ka konfirmuar dënimin prej 2 vjetëve me burg për ish kryeministrin Nikolla Gruevski. Dënimi është për ndikim të paligjshëm të të akuzuarit Gruevski për furnizim të “Mercedesit” luksoz, të cilin nuk kanë mundur atë ta refuzojnë pasi që e kanë pasur shef, kryeministër. Dënimi për Gjoko Popovskin, është zvogëluar prej 6.5 në 4.5 vjet burg, njofton Portalb.mk.

“Ankesat e të akuzuarit N.G. i ka refuzuar si të pabaza, ndërkaq vendimin e shkallës së parë e ka konfirmuar plotësisht.

Gjykata e Apelit, duke vepruar për lëndën KOKZh-23/18, të njohur në opinion me emrin “Tanku” pas mbajtjes së seancës publike, ka vendosur që ankesën e Gj.P., pjesërisht ta pranojë me çka i njëjti dënohet me burg prej 4.5 vjetëve, ndërkaq pjesën tjetër e konfirmon me vendimin e shkallës së parë”, thuhet në kumtesën e Gjykatës së Apelit.

Rasti “Tank” ka të bëjë me keqpërdorimin e detyrës zyrtare dhe autorizimit nga ana e ish ministres së Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska dhe shefit të furnizimeve publike Gjoko Poposki, gjegjësisht për blerjen e Mercedesit luksoz me vlerë mbi gjysmë milionë euro, me çka i kanë shkaktuar dëm buxhetit shtetëror.

LEXO MË SHUMË PËR RASTIN “TANKU

Në këtë rast procedura është veçuar për ish-ministren e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska për shkak të shtatzënisë.

http://portalb.mk/527933-gruevski-denohet-me-dy-vjet-burg-ndersa-gjoko-popovski-me-6-vjet-e-gjysme-ne-rastin-tank/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button