Maqedonia para zgjedhjeve të parakohshme, VMRO-ja vazhdon me kërkesën për amnistim të “bandës” së Gruevskit

Maqedonia ndodhet para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, duke e pasur parasysh se gjasat për arritje të marrëveshjes me pozitës dhe opozitës janë shumë të vogla, pasi që nuk kanë pajtueshmëri për votimin e ndryshimeve kushtetuese që i parasheh Marrëveshja e Prespës. Pushteti kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare, ndërkaq kushtet e opozitës për pjesëmarrje në zgjedhje i vlerëson si alibi për të mos u mbajtur zgjedhjet dhe për t’i dhënë amnisti grupit të akuzuar për krime të rënda në krye me ish kryeministrin Nikolla Gruevski, shkruan Portalb.mk.

Pas referendumit i cili u vlerësua pjesërisht i suksesshëm, pasi që nuk u arrit cenzusi, në tavolinë u vendos mundësia për zgjedhje të parakohshme parlamentare, pasi që opozitarja VMRO-DPMNE ka deklaruar se nuk do t’i përkrahë ndryshimet kushtetuese, të cilat janë kusht që Marrëveshja me Greqinë të hyjë në fuqi, dhe në këtë mënyrë Maqedonisë t’i hapet rruga euro-atlantike.

Petar Arsovski
Petar Arsovski

Nëse nuk arrihet marrëveshje mes partive për votimin e ndryshimeve kushtetuese që i parasheh Marrëveshja me Greqinë, vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare, kështu vlerësojnë për Portalb.mk, analsitët politik, Sefer Selimi dhe Petar Arsovski, njofton Portalb.mk.

“Nëse nuk ka marrëveshje mes partive për të votuar në kuvend ndryshimet kushtetuese, zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të duhet të organizohen qysh këtë vit, pasi që po s’u organizuan dështon marrëveshja me Greqinë. Gjasat për tu mbajtur zgjedhje të parakohshme janë shumë reale, duke pasur parasysh radikalizmin e dy partive, të cilat refuzuan marrëveshje dhe po shkojnë drejt opsionit për zgjedhje të parakohshme parlamentare”, tha për Portalb, Arsovski.

Në zgjedhjet që sipas paralajmërimeve, do të mbaheshin në nëntor, blloku “për” Marrëveshjen me Greqinë, do të duhej të mblidhte 80 deputetë, pasi që në të kundërtën, përsëri do të bllokohej çështja e ndryshimeve kushtetuese.

“Zgjidhja e fundit për të çarë rrugën drejt integrimit në NATO dhe BE ngelen zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Në këtë rast do të duhet te krijohet një koalicion i gjerë parazgjedhor, duke i përfshirë te gjitha partitë pro-evropiane dhe pro-NATO nga e cila do të del një qeveri ekspertësh me mandat për t’i implemteruar me ritëm të shpejtë reformat të cilat do ta integrojnë Maqedoninë në BE”, thotë Selimi.

Amnistia sërish në lojë

Ndryshimet kushtetuese, rëndë të kalojnë pasi që opozitarja VMRO-DPMNE, do të vazhdojë me kushtëzimin dhe kërkesën e saj për amnistim të ish funksionarëve të lartë partiak, në mesin e të cilëve është edhe ish kryeministri Nikolla Gruevski. Amnistia, është kërkesë të cilën LSDM-ja e ka hedhur poshtë disa herë, për shkak se një gjë e tillë do të nënkuptonte varrosje të sistemit të drejtësisë në Maqedoni, e njëjta nuk është e pranueshme as për faktorin ndërkombëtar.

“Që nga korriku, udhëheqisa e VMRO-DPMNE-së nuk ka bërë asnjë gjysmë hapi që t’i ndihmojë shtetit, nëse për atë nuk fitojnë amnisti. Tërë vitin jemi nën trysni të vazhdueshme nga kërkesa për amnisti. Thamë se për gjithçka mund të bisedojmë, por jo për amnisti. Në shumë situata deshëm të bisedojmë, të merremi vesh për punë konstruktive, por nëse nuk kemi marrëveshje do të duhet të shkojmë në zgjedhje”, thotë nënkryetarja e LSDM-së, Radmilla Shkerinska.

LEXO: Shekerinska: 90 për qind e kohës në takimet e liderëve harxhohet në kërkesën për amnisti
LEXO: VMRO-DPMNE ka propozuar ndryshime ligjore që t’i shpëtojë nga burgu Gruevskin dhe ish udhëheqësinë e partisë

Nikolla Gruevski, fotografi e edituarNikolla Gruevski, fotografi e edituar
Nikolla Gruevski, fotografi e edituar

LEXO: Efikasiteti i PSP-së nën hijen e kërkesës për amnisti të pjesëtarëve të VMRO-së
LEXO: Qeveria e Maqedonisë: Amnisti direkte dhe indirekte nuk do të ketë në asnjë rast

VMRO-DPMNE-ja, vazhdon të ketë problem me distancimin nga krimet e funskionarëve paraprak të partisë. Deputetët të cilët janë nën kontroll të Gruevskit, do të bëjnë çmos që të pengohet rruga atlantike.

Sefer Selimi
Sefer Selimi

“Është e dukshme që për VMRO DPMNE nuk është e rëndësishme perspektiva e Maqedonisë, por interesat e një rrethi të ngushtë brenda partisë së tyre, të kapur në krim dhe të lidhur ngushtë me lidershipi paraprak. Me shumë gjasë dhe për fat të keq, deputetët e zgjedhur nga lideri paraprak Gruevski, do të bëjnë çmos që të pengojnë rrugën e Maqedonisë drejt një zhvillimi normal dhe kjo lë gjasa të vogla për tu krijuar shumicë e cilësuar e cila do t’i implementonte pjesët e marrëveshjes që kërkojnë amendimin e kushtetutës”, tha Selimi për Portalb.mk.

Paraprakisht, kryeministri Zoran Zaev deklaroi sipas të gjitha gjasave nuk do të takohet me liderin e opozitës Hristian Mickoski në lidhje me ndryshimet kushtetuese për Marrëveshjen e Prespës, pasi që kërkesat e tij janë të papranueshme. Mickoski thotë që do të marrë pjesë në zgjedhje nëse do të organizoheshin nga një qeveri teknike sipas modelit të Përzhinës, të formohet Komision Anketues për Ligjshmërinë e Referendumit dhe të shkarkohet prokurori aktual Lubomir Joveski, me qëllim që të emërohet një prokuror i ri me propozim të tyre.

Te blloku politik shqiptar, BDI mbrëmë në Kryesi Qendrore ka diskutuar për çështjen e zgjedhjeve dhe u deklaruan se janë kundër mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Ndryshe, pas referendumit, Maqedonia është në limbo. Koha numëron në dëm të Marrëveshjes së Prespës, pasi që afatet për implementimin e saj janë të kufizuara. Nëse nuk hyn në fuqi Marrëveshja, gjegjësisht nëse nuk bëhen ndryshimet kushtetuese, çdo gjë bie në ujë – nuk ka anëtarësim në NATO, nuk ka fillim të negociatave me BE-në. Rasti më i mirë për Maqedoninë do të ishte që të arrihet marrëveshje me opozitën, ose në zgjedhje të parakohshme parlamentare të sigurojnë 2/3 e numrit të përgjithshme të deputetëve për të kaluar ndryshimet kushtetuese.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button