Shkëndija lamtumirë Evropës

KF Shkëndija nuk arriti të kualifikohet në turrin tjetër të Liga Evropës. Sot ata pësuan disfatë në Portadown nga nikoqiri me rezultat 2-1, edhe pse gjatë pjesës së parë kishin epërsi 0-1, me golin e Cuculit.

Në pjesën e dytë nikoqirët përmbysën rezultatin (Lecky 58′, Redman 80′), duke eliminuar tetovarët, pas zhgënjimit para një jave në Kumanovë, ku luajtën 0-0, edhe pse ishin favoritë. /Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button