Kjo shkollë zëvendësoi dënimin me meditimin dhe rezultatet ishin fantastike…

Çfarë do të bëje ti, nëse do të ishe mësues apo mësuese në një shkollë dhe nxënësit e tu do të silleshin keq? Mësuesit në shumicën e shkollave japin dënime, apo pezullime, në varësi të situatës. Shumë nxënës nuk do të disiplinoheshin, nëse një mësues do t’u thoshte të uleshin dhe të meditonin, por kjo strategji po përdoret në shkollën “Robert W. Coleman”, në Baltimore Maryland. Që nga fillimi i vitit të shkuar, kjo shkollë nuk ka pezulluar asnjë student, pasi duket sikur kjo metodë ka rezultuar të jetë efektive, shkruan Bota.al.

Kjo shkollë vendosi të përqendrohej tek meditimi si një mënyrë për të shmangur dënimet ndaj nxënësve që silleshin keq. Në vend që t’i dëbonin nxënësit nga klasa, apo t’i çonin në drejtori sa herë bënin gabime, mësuesit e kësaj shkollë vendosën t’i çonin ata në “Sallën e Mendimeve Pozitive”, siç e quanin ata sallën e meditimit.

Aq efektive ka qenë si metodë, saqë drejtori i shkollës është shprehur se në vitin e shkuar dhe në këtë vit shkollor nuk ka pasur asnjë pezullim për sjellje të keqe. Ndërsa mësuesit, jo vetëm që pohuan fjalët e drejtorit, por shtuan edhe se rezultatet e nxënësve ishin përmirësuar dhe vëmendja e tyre në mësim dukej të ishte shtuar, gjë e cila reflektohej më së miri tek rezultatet. Mbi të gjitha, ata thonë se tani nxënësit shprehen se dëshirojnë të vijnë në shkollë dhe nuk e shohin më si një detyrim diçka të tillë.

Nuk na mbetet gjë tjetër, veçse të shpresojmë edhe ne që të gjitha shkollat të nisin programe të tilla, pasi një rini që studion, që jep rezultate pozitive, do të thotë një vend i zhvilluar në të ardhmen…

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button