Mbledhje në Kryesinë Qendrore të BDI-së në Reçicë të Vogël

Bashkimi Demokratik për Intergim ka mbledhur Kryesinë Qendrore në selinë e saj në Reçicë të Vogël. Zëdhënësi i partisë, Bujar Osmani, tha se mbledhja po mbahet me qëllim të shqyrtimit të mundësive që do ti zbatojnë pas referendumit.

Osmani, në emër të partisë ka thënë se BDI nuk aludon në mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme dhe se është për atë që të përkushtohet në zbatimin e çështjeve ndërkombëtare, megjithatë ai tha se me qëndrim të qartë do të dalin pas mbarimi të mbledhjes së Kryesisë Qëndrore.

Lidhur me atë nëse Kuvendi do ta sigurojë dy të tretën e shumicës parlamnetare për votimin e Marrëveshjes me Greqinë, Osmani tha se mbledhja sapo ka filluar dhe se të gjitha opsionet do ti shqyrtojnë brenda partisë.

“Mesazhi i BDI-së deri te të gjitha partitë politike është se gjendemi në një moment historik, kur na nevojitet bashkësi ndëretnike, që të mund të përballemi me këtë moment historik në të cilin gjendet shteti, pasi që me këtë moment do ta fillojmë një faqe të re në histori, kapitull të ri, në të cilin do të garantohet paqja, stabiliteti, mirëqenia ekonomike jo vetëm në vend por dhe rajon”, tha Osmani.

Ali Ahmeti është takuar me Hristijan Mickoskin

Partitë parlamentare kanë filluar takimet me qëllim gjetjen e kompromisit për ndryshimet kushtetuese. Në emisionin “Rruga drejtë…”, deputeti i BDI-së, Xhevat Ademi konfirmoi takimin e kreut të partisë së tij, Ali Ahmeti me liderin e opozitës Hristijan Mickoski, njofton Alsat M.

“Kryetari Ahmeti ka zhvilluar takime edhe me Zoran Zaevin edhe me Hristijan Mickoskin. Këto takime janë pas referendumit dhe në këtë moment mund të them kaq. Ne pretendojmë dhe insistojmë se nuk janë shterur zgjidhjet, shpresojmë që në mesin e VMRO-DPMNE-së ka figura të përgjegjshme dhe vizionare”, theksoi Xhevat Ademi, Deputet i BDI-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button