Mançevski: VMRO-DPMNE ka deputet të ndreshëm por janë nën persion të Mickoskit

Ministri për Shoqëri informatike dhe Administratë Damjan Mançevski, në intervistë për televizionin Kanal 5, duke folur për deputetët e partisë më të madhe opozitare maqedonase VMRO-DPMNE, ka thënë se është i bindur që në këtë parti ka disa deputet që janë të ndershëm por që janë nën presion të kryetarit të tyre Hristijan Mickoski, njofton Portalb,mk.

“Varet nga deputetët, pavarësisht nëse janë për BE apo NATO apo jo. Unë ende besoj se ka njerëz të mirë në VMRO-DPMNE dhe ata e duan të mirën e shtetit dhe se ata do të inkurajohen të bëjnë hapin e vërtetë. Nëse nuk ka heronj të tillë, atëherë e vetmja mundësi janë zgjedhjet. Absolutisht ka njerëz të mirë dhe të ndershëm në VMRO-DPMNE, por janë nën presion nga Mickoski. Ata duhet të dinë se populli qëndron pas tyre”, tha Mançevski.

Zaev: Nuk do të bisedoj me Mickoskin, kërkesat e VMRO-DPMNE-së janë absolutisht të papranueshme

“Kërkesat e VMRO-DPMNE-së për qeveri teknike me mandat prej 100 ditëve, sipas modelit të Përzhinës, për prokuror të ri dhe Komision Anketues në Kuvend për referendumin, janë plotësisht të papranueshme”, deklaroi sot kryeministri Zoran Zaev, njofton Portalb.mk.

“As ka arsye, as ka nevojë që të diskutohet për këso çështje. Vetë institucionet dhanë komente të tyre. Që të kërkohet komision i cili të kontrollojë nëse referendumi ka qenë i ligjshëm, a ka pasur ligjshmëri në zbatimin e saj dhe ngjashëm në kushtet, a ka pasur ligjshmëri në zbatimin e tij dhe ngjashëm në kushte kur kryetari i KSHZ-së është nga VMRO-DPMNE, por edhe Gjykata Administrative në të cilën nuk ësht ëndërruar asnjë anëtar, vetë tregon se çfarë dëshiron me këto kërkesa”, deklaroi Zaev.

LEXO: Bogoevski nuk është më sekretar i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së, u vendos në mbledhjen e mbrëmshme

LEXO: Tre vendimet e Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button