Pavarësi, e përgjysmuar je ti!

Fakt, Shqiptarë të zhgënjyer në Maqedoni,
Fakt, gjithashtu në Kosovë Lindore e Mal të Zi.
Fakt, padrejtësisht u zbraze, ti, o e shkreta Çamëri.
Ju lutem, pa më tregoni, çfarë saktësisht festojmë tani?!

Po, fakt, vetëm se 100 vite gjysmë pavarësi!

Që nga ajo ditë e bekuar,
Tanimë njëqind vite kanë kaluar.
Fatkeqësisht, lirinë e shumëpritur,
Jo të gjithë Shqiptarët e kanë përjetuar.

Nejse, ju mund të festoni të gëzuar,
Unë jo, s’kam si, ndihem tejet i shqetësuar.
Gjendja e kombit, që ende jetojnë të robëruar,
Që moti, gëzimin, në hidhërim ma ka shndërruar.

E ju, si të doni, po deshët, fare pa u brengosur, festoni!

O vëllezër Shqiptarë, fillimisht vetes t’ia përkujtoni,
Kujdesuni që së bashku me të afërmit të mos harroni,
Më 28 Nëntor, kur me flamuj sheshet tona i zbukurojmë,
Tregojuni, që gjysmë pavarësinë e vitit 1912-të e festojmë!

Fakt i qartë, qëllimi shekullor, i pa realizuar,
Fakt i hidhur, në pronën e të parëve, të rrezikuar.
Fakt i pamohueshëm, ka mbetur shumë për të punuar,
Po, fakt, patjetër, gjersa të gjithë, në Iliri të jemi bashkuar.

E ju, si të doni, po deshët, fare pa u shqetësuar, festoni!

Samidin Xhezairi (Komandant Hoxha, Prizren) /hoxha.at

Lajme të ngjashme

Back to top button