Bogorodicë, doganierët sekuestrojnë 35 kg drogë

Dogana dje rreth orës 12.30  në kalimin kufitar Bogorodicë në dalje të Maqedonisë ka konfiskuar 35 kg marihuanë dhe 10 kg hashash. Personat të cilët kanë sjellur drogën kanë qenë shtetas të Shqipërisë. Joyzrtarisht mendohet se droga e konfiskuar kap vlerën nga 700-1000 euro për copë, varësisht nga cilësia e lëndës narkotike, transmeton Alsat M. 

“Dje në  pikën kufitare Bogorodicë në dalje të Maqedonisë është paraqitur për kontroll doganor vetura me targa të shtetit shqiptarë. Bashkë me vozitësin kishte edhe një shoqëruese femër dhe të dy udhëtonin për në Greqi. Në kontrollin doganor nuk kanë paraqitur asgjë, por nga ana e inspektorëve vetura është tërhequr anash për kontroll të detajuar. Pas kontrollit të detajuar, në dysheme të veturës në disa kanale të krijuara special, janë gjetur 49 paketa të mbuluara me material të gjëlbërt. Pas kërkimeve të bëra u vërtetua se bëhët fjalë për 35 kg marihuanë dhe 10 kg hashash”- deklaroi  Liljana Zhivkoviq, udheheqës në Doganë.

Lënda narkotike destinacion kishte tregun në Greqi dhe Turqi. Drejtoria e doganave kundër këtyre  personave me iniciale O.L. dhe A.J., ka  ngritur padi penale për veprën e kryer “prodhim dhe përpunim i paligjshëm i lëndëve narkotike.”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button