SHBA, kapet autori i zarfeve me ricin. Një ish-marins 39-vjeçar

Një veteran i Marinës nga Utahu ka rrëfyer se është ai dërguesi i 4 zarfeve me në përmbajtje farat prej nga prodhohet ricini, me destinacion presidentin Donald Trump dhe pjesëtarë të tjerë të administratës së tij, transmeton Top Channel. 

William Clyde Allen III, 39 vjeç, e bëri këtë rrëfim teksa fliste me hetuesit, pas arrestimit në shtëpinë e tij në qytezën Logan, në veri të Salt Lake City, siç tregojnë edhe dokumentet e dorëzuara gjatë natës së të mërkurës në një gjykatë të Utahut.

Ai u ka thënë hetuesve se kishte blerë fara ricini dhe kishte dërguar letrat, që përmbanin të tilla produkte brenda. Por, dokumentet e dorëzuara në gjykatë për të justifikuar arrestimin e Allenit nuk tregonin askund se cili ishte motivi që e kishte shtyrë atë të bënte këtë veprim.

Hetues të shtetit të Utahut, që kanë bashkëpunuar me Byronë Federale të Hetimit kanë thënë se zarfet me fara ricini ishin postuar javën e kaluar për presidentin e SHBA, për drejtorin e FBI-së Christopher Wray, për Sekretarin e Mbrojtjes James Mattis, si dhe oficerin më të lartë të Marinës, admiralin John Richardson.

Autoritetet shprehen gjithashtu se, letrat u kapën përpara se të shkonin në destinacionet e tyre, ndaj dhe askush nuk ka mbetur i prekur nga simptomat e ricinit, të cilat nëse do të ndodhte e kundërta, do t’i shkaktonte të prekurit dëmtime të rënda deri në vdekje.

Deri më tani, asnjë avokat nuk është ngarkuar me mbrojtjen e Allen, ndërsa akuza federale pritet të jepet të premten.

Allen shërbeu si marins në vitet 1998-2002. Ai ka precedentë penalë në Utah, përfshi abuzim me fëmijët dhe përpjekje për agresion të rëndë.

Pako të dyshimta drejt Pentagonit, rezultojnë me ricin. Asnjë i prekur nga simptomat

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button