Madonna përlotet në skenë

Madonna vazhdon të çudisë fansat me veprimet e saj, edhe pse këtë herë nuk bëhet fjalë për skandal seksual.

Këngëtarja e muzikës pop është përlotur në skenë gjatë interpretimit të saj në Berlin, përpara mijëra fansave.E ulur në gjunjë, Madonna ndërsa ishte duke kënduar “Like a Virgin”, nuk ka arritur të mbajë dot lotët dhe ka ndërprerë interpretimin.

Fansat e pranishëm në këtë koncert që zhvillohej në Berlin, ishin dyshues për këtë sjellje, kjo nisur edhe nga fakti se këngëtarja e muzikës pop, gjithnjë i ka surprizuar fansat me sjellje provokuese, por asnjëherë nuk është shfaqur kaq sentimentale.

Këtë herë gjërat kanë shkuar ndryshe dhe mbretëresha e pop-it ka shpërthyer në lot.

Lajme të ngjashme

Back to top button