Ndotja e ajrit, Shilegov do ta zgjidh problemin me masa afatgjate dhe trajnime për pastruesit e oxhaqeve

Po afrohet sezoni i dimrit, në të cilën çdo vit ndotja e ajrit në kryeqytet i thyen rekordet evropiane dhe botërore, autoritetet lokale paralajmërojnë se do të përballen me ndotjen e ajrit nëpërmjet sistemit të masave afatmesme dhe afatgjate. Si një ndër përmendet krijimi i Sistemit Energjetik të Qytetit, gjegjësisht marrjen e rrjetit të ngrohtores për ngrohje qendrore nga ana e qytetit, por edhe për fillimin e procesit të gazifikimit në Shkup, subvencionimin e furnizimit të furrave me eko peleta, por edhe subvencionim të pastrimit të oxhaqeve në amvisëri dhe trajnim për pastruesit e oxhaqeve, shkruan Meta, transmeton Portalb.mk.

“Ashtu siç paralajmërova, kemi siguruar mjete për 40 eko autobusë me gaz, të cilat pres që në Shkup t’i kemi vitin e ardhshëm. Vazhdojmë me punën e efikasitetit të funksionimit të transportit publik që nënkupton shfrytëzim të tij në mënyrë më masive nga ana e qytetarëve, në llogari të shfrytëzimit të automobilave”, deklaroi për “Meta”, kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov.

Në Masat për zvogëlim të ndotjes, Qyteti i vlerëson edhe 5 kilometrat e shtigjeve për biçikleta, subvencionim të blerjes së biçikletave, ndërkaq nga dje edhe të trotineteve elektrik. Nga Zyra e kryetarit të Qyteit të Shkupit, informojnë për ndërtim dhe rikonstruim të hapësirave të reja të gjelbra prej 50.000 kilometër katrorë, ndërkaq deri në fund të vitit do të duhet të mbillen gjithsej 10 mijë drunj.

Qyteti i Shkupit pranon se iniciativa për ngjitëset për vetura në pajtueshmëri me nivelin e ndotjes, e cila ishte njëra nga kërkesat e ekologëve gjatë sezonit të kaluar, nuk është realizuar pasi që është bllokuar në institucione tjera shtetërore që janë kompetente. Nga Qyteti vlerësojnë se ata pjesën e tyre të obligimeve e kanë mbaruar, por se është e paqartë se kur ky sistem do të funksionojë.

Nga administrata e Qytetit informojnë edhe për call-qendër në të cilën, nëpërmjet linjës telefonike pa pagesë 193, qytetarët do të munden që t’i paraqesin zjarret që i ndezin në vend të hapur, që më pas të dërgohen ekipe të kombinuara nga shërbimi inspektues, policia dhe zjarrfikësit, ndërkaq nga marsi deri më tani, aq sa ekziston dhe funksionon numri telefonik pa pagesë (070 270 557) për paraqitje të deponive të egra, qytetarët kanë paraqitur rreth 300 lokacione të tilla.

Megjithatë, shumica e hapave të Qytetit të Shkupit dhe të kryetarit Shilegov nuk përputhen ose vetëm i zbusin problemet lidhur me ndotjen e ajrit në Shkup për zgjidhjen e së cilës shoqatat qytetare tanimë një kohë të gjatë bisedojnë me qytetin e Shkupit dhe autoritetet qendrore. Përpara zgjedhjeve lokale të vitit 2017, të gjithë kandidatët për kryetar të Qytetit të Shkupit, në mesin e të cilëve ishte edhe Shilegov, nënshkruan Memorandum me organizatën joqeveritare “Koalicioni O2”, me të cilën u obliguan që t’i plotësojnë 39 kërkesat lidhur me përballjen me ndotjen e ajrit.

Në aplikacionin “Ajri im”, ekziston pajisje për monitori të plotësimit të atyre premtimeve të ashtuquajtur si “Numërator politik”, në të cilën thuhet se, për 344 ditë nga mandati, kryetari i Qyteit të Shkupit e ka plotësuar vetëm 1 nga 39 kërkesat, ndërkaq ajo ka të bëjë me atë që të mos spërkaten rrugët me acetat kalcium magnezi, për shkak të efektit të ulët ndaj ndotjes, ndërkaq 9 kërkesa anë status të plotësimit të pjesshëm ose në proces të plotësimit.

Në pjesën e kërkesave të paplotësuara janë krijimi i sekcionit këmbësor në qendër të Shkupit, zona gjelbëruese të mbrojtura rreth ndotësve, prioritet për ajrin në planet urbanistike, mbrojtje strikte të malit-park “Vondno”, mbulim të deponisë te OHIS, rregullim urgjent të “Godel” në Portën e Hekurudhës, eko-inspektim efikas dhe shumë të tjera. Si kërkesa të cilat janë në proces të plotësimit theksohen të jenë, masat e jashtëzakonshme gjatë kohës së sezonit të ngrohjes, por edhe kyçja e qytetarëve në procesin e miratimit të vendimeve.

Nesër, shoqatat ekologjike do të marrin pjesë në takimin e grupit inter-resor për ndotjen e ajrit ambiental nën udhëheqësi të zëvendësministrit të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Jani Makraduli, në të cilën pritet që të përsëriten kërkesat e tyre për menaxhim më efikas me problemin e ndotjes së ajrit në Shkup.

Projekti i Ambasadës britanike

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button