Vrasje makabër në Strugë, arsyet nuk dihen

Një qytetare e Strugës, në moshë të shtyrë,sot rreth orës 11 të paraditës është sulmuar në afërsi të shtëpisë së saj prapa ”Stopanska Banka” ,ku si pasoj e lendimeve të marra ndërroi jetë në Spitalin e Strugës .

Nga policia thonë se për këtë akt të rendë që trondi Strugën ,është arrestuar një qytetar nga fshati Kalisht i Strugës rreth të 38-ve(G.M), me të cilin uniformat blu po punojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat dhe motivet që e shtyn të dyshuarin për të bërë një veprim të tillë .Zëdhënësi I SPB-së në Ohër,Stefan Dimoski ,potencon se policia tashmë po punon intenzivisht për zbardhjen e këtij rasti.

Ai thotë se akoma është herët të flitet për motivet e këtij akti të rend ,por ai premton se ngjarja gradualisht po sqarohet plotësisht në të gjitha dimensionet e saja.Sipas dëshmitarëve okular M.L ,u sulmua me thikë shumë afër shtëpisë së saj dhe menjëher pas këtij sulmi makabër që terrorizoi qytetarët e pranishëm, mbërritën ekipet e policisë të cilët siguruan vendngjarien si dhe Ndihma e shpejt e cila i dha asistencën e parë viktimës.

Por edhe pas trajtimit të marr në siptalin e Strugës, shtatëdhjetetetë vjeçarja nuk arriti tu mbijetoj plagëve të marra nga goditja me thikë si pasoj e gjakëderdhjes së madhe raportohet nga Spitali i Strugës. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button