Sugareski: Ndërprerja e linjës hekurudhore Beograd – Selanik është për shkak të mospasjes së leverdisë ekonomike

Ndërprerja e linjës ndërkombëtare hekurudhore Beograd – Selanik është bërë për shkak të mospasjes së leverdisë ekonomike për mirëmbajtjen e saj, konfirmoi sot ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski.

Ai theksoi se Maqedonia është vetëm vend transit, ndërsa për ndërprerjen e linjës kanë vendosur Serbia dhe Greqia.

“Gjatë muajve të kaluar kishim takime me përfaqësues të Qeverisë serbe dhe që nga prilli na u tha se sipas gjitha gjasave linja do të ndërpritet nga 1 tetori, sepse bëhet fjalë për mospasje të leverdisë ekonomike për Serbinë. Maqedonia është shtet transit dhe bëhet fjalë vetëm për politikë afariste të autoriteteve hekurudhore të Serbisë dhe Greqisë.  Megjithatë, në periudhën e ardhshme do të bëjmë gjithçka që mundemi që të gjejmë mënyra alternative se si linja të vazhdohet”, tha Sugareski duke u përgjigjur në pyetjen para fillimit të prezantimit të Projektit për vendkalim hekurudhor të përbashkët kufitar me Serbinë, transmeton MIA.

I pyetur për urën hekurudhore në Stobi, e cila para pak ditësh u shemb dhe nëse janë bërë llogaritje se sa do të kushtojë sanimi i saj dhe sa dëm do të përsojnë kompanitë nga mosqarkullimi i komunikacionit hekurudhor, veçanërisht të komunikacionit hekurudhor të mallrave deri në Greqi, ministri Sugareski tha se për momentin nuk janë bërë llogaritje dhe shtoi se sipas informacioneve të tij, në 15 deri 20 ditët e ardhshme do të sanohet ura.

Drejtori i HM Transport Shaban Zendeli theksoi se vetëm kompania e tij në bazë ditore humb nga 20 deri në 28 mijë euro nga mosrealizimi i qarkullimit drejt Gjevgjelisë dhe Greqisë, për shkak të dëmtimit të urës në vendin ndërmjet Gradskos dhe udhëkryqit në Kukuriçan.

“Normalisht se është ndërprerë edhe komunikacioni hekurudhor i udhëtarëve dhe mallrave drejt Gjevgjelisë dhe nga kjo dëmet i bartin HM Transport dhe Infrastruktura për shkak të zvogëlimit të të ardhurave për shkak të mosqarkullimit të trenave, por dëmin e bartin edhe biznesmenët, sepse duhet të gjendet mundësi alternative për transport të mallrave”, tha Zendeli

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button