BE do të financojë një stacion të përbashkët kufitar hekurudhor Maqedoni-Serbi

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve i Maqedonisë, Goran Sugareski, ka bërë të ditur se Bashkimi Evropian (BE) me 4.5 milionë euro do të financojë ndërtimin e stacionit hekurudhor të përbashkët kufitar ndërmjet Maqedonisë dhe Serbisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një konferencë për media ku prezantoi projektin, Sugareski tha se ai projekt është jashtëzakonisht i rëndësishëm për të përmirësuar transportin e mallrave dhe shërbimeve midis dy vendeve.

“Është një projekt me një vlerë investimi prej 4.5 milionë eurosh që duhet të realizohet. Në këtë mënyrë ne besojmë se do të ndodhë një bashkëpunim edhe më i mirë mes dy vendeve, për shkak se në këto objekte do të vendoset edhe policia kufitare, administrata doganore dhe shërbimet e inspektimit, në atë mënyrë do të ketë bashkëpunim më të mirë midis dy vendeve”, deklaroi Sugareski.

Ai po ashtu theksoi se fondet për ndërtimin e stacionit të përbashkët kufitar hekurudhor duhet të sigurohen plotësisht vitin e ardhshëm.

Ndërtimi, siç tha ministri maqedonas, pritet të fillojë në tremujorin e parë të vitit 2020. Stacioni kufitar duhet të përfundojë brenda 18 muajve.

Objekti që do të ndërtohet përfshin një stacion të përbashkët kufitar (1.674 metra katror), një stacion hekurudhor kufitar (100 metra katror), një ndërtesë e kompanive hekurudhore maqedonase (270 metra katror), një ndërtesë e kompanive hekurudhore serbe (326 metra katror), një njësi furnizimi të energjisë elektrike me një depo, si dhe shtrirjen e platformës së rimëkëmbjes për 186 metra.

Ambasadori i BE-së në Maqedoni, Samuel Zhbogar, po ashtu mori pjesë në konferencën për media ku u prezantua projekti në fjalë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button