Fundoset një varkë me migrantë në Turqi, 6 të vdekur

 Së paku gjashtë persona kanë humbur jetën gjatë fundosjes së një varke me migrantë të padeklaruar në veriperëndim të Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjatë aksionit të kërkim-shpëtimit është nxjerrë edhe një kufomë në rajonin Sultanice në Enez. Bëhet fjalë për shtetas sirianë.

Varka u fundos të dielën në Detin Egje në rrethin Enez të krahinës kufitare turke Edirne. Ekipet e shpëtimit nxorën trupat e pesë njerëzve në të njëjtën ditë. Pesë persona u shpëtuan, duke përfshirë edhe dy kontrabandistë.

Sipas dëshmive të të mbijetuarve, janë kërkuar edhe dy persona që gjendeshin në varkë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button