Tetovë, asnjë kompani s’dëshiron ta pastrojë “deponinë” në lumin “Shkumbin” (FOTO)

Grumbulli i mbeturinave që gjenden në lumin “Shkumbin”, ende nuk është pastruar, autoritet komunale arsyetohen se asnjë kompani nuk është paraqitur në tenderin e Komunës së Tetovës për pastrimin e kësaj “deponie”, shkruan Portalb.mk.

Asnjë kompani nuk ka shprehur interes që në pjesën e poshtme të lumit “Shkumbin”, ta pastrojë “deponinë” dhe në të njëjtin vend të ndërtojë një mur mbajtës. Nga Komuna e Tetovës informojnë se tenderi është mbyllur, dhe pritet që përsëri të rihapet.

“Bëhet fjalë për rregullimin e një muri mbajtës në fund të lumit në dalje të qytetit, procedura është anuluar për shkak se nuk është paraqitur asnjë ofertues, vlera e punimeve kap shifrën prej 800 mijë denarë, ndërkohë që procedura e tenderimit tashmë do të vijojë prej në fillim”, thonë për Portalb.mk, nga Komuna e Tetovës.

LEXO: Tetovë, Ministria e Ambientit Jetësor e mban peng rregullimin dhe pastrimin e shtratit të lumit Shkumbin

Ata gjithashtu informojnë se kanë kërkuar mjete financiare nga ana e Ministrisë së Ambientit Jetësor mjete financiare për pastrimin dhe rregullimin e shtretërve të lumenjve, por resori me të cilin udhëheq Sadulla Duraku, ua ka miratuar vetëm një pjesë të mjeteve, të cilat ende nuk ua ka lëshuar në konto.

“Komuna e Tetovës ka bërë kërkesë për mjete financiare për pastrimin e lumenjve, me vlerë prej 18 milionë denarë, ndërkaq Ministria e Ekologjisë na është përgjigjur me 5 milionë denarë mjete, të cilat ende nuk janë lëshuar në konton e Komunës”, informojnë nga Komuna e Tetovës.

Ndryshe, autoritetet komunale thonë se çdo vit shtrati i lumit pastrohet, megjithatë gjendja në terren vazhdimisht është sikur që po e shihni në fotografitë, gjegjësisht e papastruar. Mospastrimi i shtratit të lumit “Shkumbin”, gjithashtu ishte edhe një ndër shkaqet për vërshimet gjatë vitit 2015.

LEXO: Tetovë, mbetet i parregulluar dhe me plot mbeturina shtrati i lumit Shkumbin, komuna sërish premton (FOTO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button