Deputetët e kanë fjalën e fundit për formimin e Komisionit për Antikorrupsion në Maqedoni

Ende nuk dihet a do të formohet Komision për Parandalimin e Korrupsionit deri në fund të muajit nëntor, në kohën kur mund të shpallen zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoni. Ministria e Drejtësisë i ka kryer të gjitha proceset e nevojshme për formimin e Komisionit për Antikorrupsion, megjithatë Ministrja Renata Deskoska thotë se fjalën e fundit e ka Kuvendi dhe deputetët.

Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska së bashku me përfaqësuesit e “Platformës Qytetarë për Luftën kundër korrupsionit”, sot në Shkup kanë vazhduar debatin lidhur me propozim ndryshimin e Ligjit për Komisionin e Antikorrupsionit. Pjesë e debatit ishte Ana Deleva nga organizata jo-qeveritare “Transparency Macedonia” .

Deskoska është shprehur skeptike lidhur me atë nëse formimi i Komisionit për Parandalimin e Korrupsionit do të bëhet deri në fund të nëntorit. Sipas saj, Ministria e Drejtësisë i ka kryer të gjitha proceset e nevojshme, kurse problemi qëndron në atë nëse Kuvendi do ti pranojë ndryshimet, pasi që deri më tani partitë politike nuk kanë dorzuar asnjë propozim, njofton Portalb.mk.

“Duhet sa më shpejtë të kemi Komision për Parandalimin e Korrupsionit, deri më tani kam pranuar komente të ndryshme dhe propozime nga sektori joqeveritar, për ligjin për parandalimin e korrupsionit. Por, dua të them që nuk kemi marrë asnjë propozim prej partive politike. Nëse për ta ky version për ndryshimin e ligjit që do ta bëjmë këtyre ditëve si rezultat i këtyre debateve me sektorin joqeveritar është i pranueshëm, ne jemi të gatshëm ta dërgojmë ligjin menjëherë në Kuvendin e Maqedonisë”, tha Deskoska.

Ana Delevska nga “Transparency International” si pjesë e grupit punues për ndryshimet e ligjit për funksionimin e Komisionit të Antikorrupsionit, thotë se qëllimi është që të formohet një Komision i cili do të jetë i pavarur, efektiv dhe jo-selektiv gjatë punës. Ajo thotë se koha është e kufizuar dhe në rast të shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, propozim ndryshimet do ti dërgojnë drejtpërsëdrejti në Kuvend, Qeveri dhe para deputetëve.

“Për shkak të afatit të shkurtër në rast të shpalljes së zgjedhjeve parlamentare të parakohshme, Platforma i propozon Qeverisë, Kuvendit dhe partive politike të formojnë Komisionin Për Parandalimin e Korrupsionit përderisa zgjasin zgjedhjet e paralajmëruara. Vetëm në këtë mënyrë në këto momente kyçe mund të sigurohemi se do të mbahet drejtimi dhe vendosmëria për integrimin euroatlantik të vendit”, tha Ana Delvska nga “Transparecy Macedonia”.

Deskoska njoftoi se përkohësisht në Maqedoni është duke qëndruar një grup teknik i misionit GREKO, të cilët po bëjnë analizimin e çdo propozim ndryshimi që është parashtruar.

E pyetur nëse është paraparë mbrojtja e Komisionit nga ndikimet politike, Deskoska përmendi disa nga ndryshimet ligjore me të cilat ish anëtarëve të Komisionit, ish funksionarëve të partive politike si dhe donatorëve të partive politike nuk ju lejohet të konkurrojnë për anëtarë dhe kryesi të Komisionit.

Çfarë përmban propozim-ligji?

Në propozim ndryshimin e ligjit, parashihet që ndryshim të ndryshohet kriteri për zgjedhjen e anëtarëve dhe kryetarit të KPKM-së, me pjesëmarrje të mediave dhe sektorit joqeveritar me qëllim të vendosjes së procesit transparent.

Organet shtetërore do të detyrohen të përgjigjen në kërkesat KPKM-së për informacionet e kërkuara, kurse Komisioni do të ketë kompetenca për kontrollim të marrëveshjeve për prokurim pubik, në rast të dyshimeve për korrupsion me të cilin do të rritet dhe afati i caktuar jasht periudhës së zgjedhjeve.

Ministria e Drejtësisë njofton se në tekst do ti integrojë dhe rekomandimet e ” Group of States Against Corruption ” (GSAK), që kanë  të bëjnë me ndryshimin e rregullativës ligjore, rekomandimet e Komisionit Evropian, Pribes si dhe rekomandime të tjera nga ekspertë.

Tre nga pesë anëtarë të Komisionit dorëheqjet e tyre i deponuan në muajin janar, pas zbulimit të skandalit për keqpërdorim të pozitës zyrtare. Aktualisht Komisioni përbëhet vetëm nga dy anëtarë, kurse mandati i tyre skadon në prill të vitit të ardhshëm.

Ligjin e plotë mund ta lexoni në këtë LINK.

LEXO: Antikorrupsioni do të mbetet jo-funksional, nuk do të ketë kush t’i kontrollojë ankesat për referendumin

LEXO: Deskoska paralajmëroi model të ri të Komisionit kundër Korrupsionit

LEXO: Hulumtim, qytetarët: Euro-integrimet garanci për parandalimin e korrupsionit në Maqedoni

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button