Kinë, gjobë 130 milionë dollarë ndaj aktores për evazion fiskal

Aktorja e famshme në Kinë, Fan Bingbing, e cila është zbuluar se ka bërë evazion fiskal, është dënuar me gjobë prej 884 milionë yuan (rreth 130 milionë dollarë), transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të agjencisë Xinhua, në hetimet e nisura në muajin qershor nga Administrata Shtetërore Tatimore e Kinës dhe Zyra Tatimore Jiangsu, është zbuluar se Fan ka bërë mashtrime në kontratat me kompanitë e filmave me qëllim që të fshehë të ardhurat reale dhe për të bërë evazion fiskal.

Si rezultat i hetimeve, Fan duhet të paguajë 130 milionë dollarë gjobë për mashtrimet e bëra, evazionin fiskal dhe shpenzimet e shtyrjes së pagesës.Njoftohet se Fan, e cila për herë të parë është dënuar për evazion fiskal, nuk do të dënohet me burgim.

Aktorja kineze Fan përveç kinemasë në Kinë kishte luajtur edhe në filma me produksion të Hollywood’it si “X-Men: Days of Future Past” dhe “Iron Man 3”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button