23 vjet nga atentati i Kiro Gligorovit

Më 3 tetor të vitit 1995, në ora 09:50 është kryer atentati ndaj kryetarit të Republikës së Maqedonisë, Kiro Gligorov, transmeton Portalb.mk. Edhe pas 23 vjetësh, ende nuk dihen kryerësit e atentatit.

Gligorov, ka arritur t’i mbijetojë atentatit, por ka pësuar lëndime të mëdha në pjesën e kokës. Në vend ngjarje pati ndërruar jetë vozitësi i tij, Aleksandar Spirovski, kurse u lëndua truproja e tij, Ilço Teovski. Plagëve iu nënshtrua më vonë edhe Risto Haxhimanov i cili rastësisht ka qenë prezent në vendin ku ka ndodhur atentati.

Në ora 10:00 të po të njëjtës ditë, për atentatin është njoftuar edhe kryetari i atëhershëm i Kuvendit të Maqedonisë, Stojan Andov, nga Zhivko Kondov dhe Snezhana Osmanli.

Si pasojë e lëndimeve, Kiro Gligorov më 3 tetor iu është nënshtruar edhe një operacioni të rëndë në pjesën e kokës, nga ku vijoi pushimi mjekësor prej tre muajsh. Gligorov u shfaq sërish në publik, më 14 janar të 1996-s.

Gligorov ka ndërruar jetë më 1 janar të 2012-s.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button