Pako të dyshimta drejt Pentagonit, rezultojnë me ricin. Asnjë i prekur nga simptomat

Të paktën dy pako të dërguara për Pentagonin gjatë së martës kanë testuar pozitive me substancën helmuese vdekjeprurëse, ricin, por për fat të mirë janë kapur në një ambient të ndarë të selisë së Departamentit të Mbrojtjes, siç thotë një zyrtar, transmeton Top Channel. 

“Si pjesë e procesit të skanimit, autoritetet dalluan disa pako të dyshimta”, tha zëdhënësi i Departamentit të Mbrojtjes, Chris Sherwood. Pakot i adresoheshin dikujt brenda Pentagonit, është shprehur më tej ai për agjencinë “Agence France-Presse”.

Objekti i postës ndodhet në një godinë të ndarë nga institucioni, ndaj dhe pakot nuk mundën kurrë të futeshin në Pentagon, raporton CNN.

Byroja Federale e Hetimit dhe Agjencia për Mbrojtjen e Pentagonit, agjenci ligjzbatuese për sigurinë brenda Departamentit të Mbrojtjes, kanë njoftuar se një test i ri pritet të bëhet nga FBI-ja.

Askush nuk është raportuar të ketë pësuar simptoma nga ekspozimi ndaj substancës vdekjeprurëse, edhe pse ricini është një përbërje shumë toksike, që nxirret nga kokrrat (në formë fasuleje) të bimës së ricinit dhe është përdorur zakonisht në sulme terroriste.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button